
Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në Serbi, ku një nxënës 14 vjeçar ka vrarë 8 bashkëmoshatarë dhe rojën e shkollës mëngjesin e sotëm. “Novosti” bën me dije se grupi hetimor ka gjetur një çantë shpine me tre molotovë.
Autori i mitur la çantën e shpinës në kabinetin e historisë. Mësohet se studenti që kreu masakrën, ka qëlluar me dy pistoleta, njëra prej të cilave CZ 99. Kosta. K pas masakrës ishte fshehur në oborrin e shkollës, ku u gjet dhe u arrestua.
Dyshohet se djali ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj shkolle.
Mjekimi i të plagosurve është në vijimësi, si dhe puna e policisë për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.
Kosta K. siç bëjnë me dije media serbe është nxënës shembullor. Ai mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë me breshëri.
Lini një Përgjigje