TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 19:40

Deklaratat për rrëmbimin e “neo-nazitit Merz” shkaktojnë alarm në Berlin, Gjermania sulmon ashpër Medvedev-in

Shkruar nga Pamfleti
Deklaratat për rrëmbimin e “neo-nazitit Merz”
Medvedev

Arrestimi dhe transferimi në SHBA i Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka ndezur një valë reagimesh ndërkombëtare. Një nga më të ashpërit ishte Dmitri Medvedev, ish-president i Rusisë dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Moskë, i cili spekuloi publikisht për rrëmbimin e kancelarit gjerman, duke e etiketuar atë si “neo-nazist”.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse TASS, Medvedev tha se, sipas tij, mund të imagjinohet "një operacion rrëmbimi ndaj Olaf Merz", në stilin e asaj që ndodhi me presidentin venezuelian, duke lënë të kuptohet se një veprim i tillë do të ishte një "kundërpërgjigje legjitime" ndaj aksioneve amerikane.

Rrëmbimi i neo-nazistit Merz do të ishte një kthesë interesante në këtë seri farsash,” tha Medvedev, duke shtuar se ekzistojnë "arsye ligjore për ndjekje penale ndaj tij në Gjermani".

Deklaratat e Medvedevit shkaktuan reagime të menjëhershme në Berlin. Sebastian Hille, zëvendës zëdhënës i qeverisë gjermane, i cilësoi fjalët e tij si "kërcënime të papranueshme" dhe "totalisht të dënueshme".

“I dënojmë këto deklarata në mënyrën më të prerë,” tha Hille, duke shtuar se qeveria federale nuk sheh ndonjë arsye për të përshkallëzuar masat e sigurisë për kancelarin, i cili sipas tij, është “nën mbrojtjen e plotë të forcave më të mira të sigurisë në botë”.

 

medvedev rusi gjermani

Lini një Përgjigje