Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev komentoi arrestimin e Nicolas Maduro, të cilin e përshkroi agresion dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Ish-udhëheqësi rus i përshkroi reagimet e vendeve evropiane ndaj ngjarjeve në Venezuelë si një rast klasik të përdorimit të standardeve të dyfishta.
Ai e këshilloi Volodymyr Zelenskyn të mos relaksohej, pasi kompetencat presidenciale të tij kanë skaduar , teksa theksoi semund të shkarkohej nga detyra "shumë shpejt".
Sipas agjencisë së lajmeve ruse “Tass”, Medvedev ka sugjeruar rrëmbimin e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, të cilin e quajti “neo-nazist”.
“Rrëmbimi i neo-nazistit Merz mund të ishte një kthesë e jashtëzakonshme në këtë karneval ngjarjesh”, u shpreh Medvedev.
Sipas tij, qëllimi i vërtetë i operacionit amerikan në Venezuelë ishte marrja e aksesit në naftën dhe lëndët e tjera djegëse fosile të saj.
Lini një Përgjigje