TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2026, 19:14

I rrethuar nga policia dhe me uniformën e burgut, momenti kur Maduro paraqitet në gjykatë (Fotot/Video)

Shkruar nga Pamfleti
I rrethuar nga policia dhe me uniformën e burgut, momenti kur Maduro
Maduro drejt gjykatës

Të hënën, më 5 janar 2026, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores u paraqitën në Gjykatën Federale në Manhattan, ku u njohën zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tyre nga autoritetet amerikane.

Pamje të publikuara nga Reuters tregojnë momentin kur çifti u transferua nga qendra e paraburgimit në Brooklyn drejt gjykatës, nën masa të zakonshme sigurie, të shoqëruar nga forca të armatosura. Transporti u krye me helikopter dhe seanca gjyqësore u mbajt në mesditë, në prani të gjykatësit Alvin Hellerstein.


Presidenti Maduro u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave që lidhen me trafik ndërkombëtar narkotikësh, të cilat sipas Prokurorisë Federale të New York-ut, datojnë që nga fillimet e karrierës së tij politike në vitin 2000, kur ai shërbente në Asamblenë Kombëtare, deri në vitet si ministër i Jashtëm dhe më pas si president.

Prokurorët pretendojnë se Maduro ka qenë pjesë e një rrjeti të organizuar trafiku droge me lidhje ndërkombëtare. Çështja është pjesë e një hetimi të nisur në vitin 2020 kundër disa zyrtarëve të lartë të Venezuelës. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dënime të rënda, përfshirë edhe burgim të përjetshëm.

I rrethuar nga policia dhe me uniformën e burgut, momenti kur Maduro

I rrethuar nga policia dhe me uniformën e burgut, momenti kur Maduro

I rrethuar nga policia dhe me uniformën e burgut, momenti kur Maduro

 

maduro gjykate

Lini një Përgjigje