
Trump këmbëngul për një zhvendosje të përhershme të gazanëve...
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me planin për Gazën. Ai u shpreh se palestinezët që do të zhvendosen nga Gaza nuk do të kenë të drejtën të kthehen më aty. Deklarat u bë gjatë një në një intervistë me Fox Neës.
“Mendoni si një zhvillim të pasurive të paluajtshme për të ardhmen. Do të ishte një copë tokë e bukur”, tha Trump për propozimin, të cilin ai e bëri për herë të parë javën e kaluar gjatë vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington.
I pyetur nga Baier nëse palestinezët do të lejohen të kthehen në Gaza, Trump u përgjigj: “Jo, nuk do ta bënin sepse do të kenë strehim shumë më të mirë. Me fjalë të tjera, unë po flas për ndërtimin e një vendi të përhershëm për ta.”
Trump përmendi Jordaninë dhe Egjiptin si vende ku do të dërgoheshin palestinezët e Gazës dhe shprehu optimizëm për arritjen e një “marrëveshjeje” me dy qeveritë.
"E dini, ne u japim atyre miliarda e miliarda dollarë në vit", tha Trump.
Këto do të ishin "komunitete të bukura" për rreth 2.3 milionë palestinezë që aktualisht jetojnë në Rrip, tha ai.
"Ne do të ndërtojmë komunitete të sigurta, pak larg vendit ku janë, ku është i gjithë ky rrezik", tha Trump.
Ai shtoi se Gaza aktualisht është "e pabanueshme" dhe mund të kalojnë "vite" para se palestinezët të kthehen.
Aleatët perëndimorë dhe arabë e kanë dënuar gjerësisht planin e Trump, duke përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite.
Lini një Përgjigje