TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2025, 18:46

Çështja Almasri, Gjykata Ndërkombëtare Penale hap çështje kundër Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Çështja Almasri, Gjykata Ndërkombëtare Penale hap

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka hapur një hetim ndaj veprimeve të qeverisë italiane për “pengim të administrimit të drejtësisë në zbatim të nenit 70 të Statutit të Romës” në lidhje me çështjen e gjeneralit libian Almasri.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur një çështje kundër Italisë.

Lajmi u komunikua nga zëdhënësi, i cili deklaroi se “dështimi i Italisë për të përmbushur një kërkesë për bashkëpunim në arrestimin dhe dorëzimin e Almasrit është një çështje që i takon dhomës kompetente, përkatësisht Dhomës së Procedurës Paraprake I” dhe se “si pjesë e këtyre procedurave, në përputhje me rregullin 109(3) të Rregullores, Italia do të ketë mundësinë t'i paraqesë Gjykatës, respektimin e Rregullores. Derisa Dhoma e Procedurës Paraprake nuk e ka shqyrtuar çështjen dhe nuk ka marrë një vendim, Gjykata nuk do të ofrojë komente të mëtejshme.”

Kjo është një procedurë pothuajse automatike de facto, siç shpjegoi për ‘Domani’ ish-presidenti i GJNP-së Cuno Tarfusse , dhe është një proces për të sqaruar përgjegjësitë e shtetit anëtar, por jo përgjegjësitë individuale të personave fizikë.

Ky hap nga Gjykata Ndërkombëtare Penale vjen pasi Prokuroria italiane e Krye Prokurori i Antimafias Francesco Lo Boi, ka nisur një hetim ndaj Kryeministres Giorgia Meloni dhe 2 ministrave të qeverisë së saj, për favorizim e nxitje në rastin e riatdhesimit me një avion shtetëror të Kreut të Policisë Gjyqësore të Tripolit, Gjeneral Almasri i shpallur në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës.

Në ankesën e mbërritur në Prokurori, e cila ia ka përcjellë atë kancelarisë dhe presidentit të Gjykatës Ndërkombëtare, janë renditur emrat e KM Giorgia Melonit, Carlo Nordio (ministër i drejtësisë) dhe Matteo Piantedosi (ministër i brendshëm).

Dokumenti është nënshkruar nga avokatët e një refugjati sudanez, i cili u ka deklaruar hetuesve ndërkombëtarë për torturat që në vitin 2019, ai dhe gruaja e tij kishin vuajtur nga gjenerali libian, kur të dy ishin të burgosur në Libi.

Në ankesën prej 23 faqesh, azilkërkuesi, një shtetas sudanez nga Darfuri me status refugjati në Francë, pretendon se ai e gruaja e tij, ai dhe anëtarë të shumtë të  grupimit të emigrantëve ku ai ishte pjesë  kanë qenë viktima të krimeve të shumta dhe të vazhdueshme nga gjenerali libian”.

Kryeministrja dhe ministrat italianë akuzohen për favorizimin e kryerjes së krimeve kundër të drejtave të njeriut në Libi.

Almasri qëndroi në Itali nga 18 deri më 22 janar, u lirua më pas me urdhër të Gjykatës së Apelit rë Romës dhe u kthye në Tripoli me një fluturim të shërbimit sekret italian.

Avokatët e refugjatit kanë informuar se po përgatisin shtesa në denoncimin e parë pas marrjes së konfirmimit të hapjes së çështjes nga prokuroria.

Procedura

Në nenin 87 në Statutin e Romës, thuhet se “kur shteti nuk përmbush kërkesën për bashkëpunim të Gjykatës, duke mos respektuar dispozitat e Statutit dhe për rrjedhojë duke e penguar Gjykatën të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e saj, Gjykata mund të hapë një hetim dhe t'ia referojë çështjen Asamblesë së Shteteve Anëtare ose Këshillit të Sigurimit”.

Kjo është një procedurë administrative, me të cilën Gjykata inicion kontest me shtetin që nuk e ka përmbushur kërkesën, duke kërkuar para së gjithash arsyetimin e arsyeve. Nëse këto nuk janë të kënaqshme, fillon faza e konstatimit të shkeljes së Statutit.

Në rastin konkret të Almasrit, çështja do t'i dërgohej jo vetëm Asamblesë së Shteteve Anëtare, por edhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili me rezolutën e tij kishte aktivizuar GJNP-në për situatën në Libi. /Përshtati Pamfleti/

 

 

Lini një Përgjigje