TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2024, 13:59

Cilët janë miqtë më të ngushtë të Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti

Cilët janë miqtë më të ngushtë të Donald

Siç është tradita diplomatike, të gjithë liderët botërorë dërguan mesazhe urimi për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Por cilët janë disa nga miqtë e tij më të ngushtë që kanë shprehur mbështetje të vazhdueshme.

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit e cilësoi fitoren e Trump si “kthimin më të madh në historinë e politikës”.

Trump u “zhgënjye” nga kjo miqësi kur Netanyahu uroi fitoren e Biden në 2020, por ai theksoi se ata kanë “një marrëdhënie shumë të mirë”.

Viktor Orbán

Kryeministri i Hungarisë e cilësoi triumfin e Trump në zgjedhje si “një fitore shumë të nevojshme për mbarë botën!”

Në fillim të këtij muaji, Orbán tha se kishte gati shishet e shampanjës për të festuar rikthimin e Trump.

“Ne do të hapim disa shishe shampanjë nëse Trump kthehet”, tha ai.

Trump më herët e përshkroi Orbanin si “një nga njerëzit më të respektuar” në botë.

Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë

“Punën e mirë, zoti President”- Meloni i telefonoi Trump të mërkurën mbrëma për ta uruar atë dhe për të konfirmuar “miqësinë e tyre të thellë dhe historike”.

Javier Milei, Presidenti i Argjentinës:

“Mund të mbështeteni te Argjentina për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”, ky ishte mesazhi i Mileit për Trump.

Duke folur për Milein në një tubim në mars, Trump tha: “Ai është një mbështetës i madh pro-Trump. Unë e dua atë, sepse ai e do Trump.”

Lini një Përgjigje