TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Korrik 2023, 09:02

Britania bën gafën e madhe, dërgon aksidentalisht e-mail të klasifikuara aleatit të Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Britania bën gafën e madhe, dërgon aksidentalisht e-mail të

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i kanë dërguar e-mail që përmbanin informacion të klasifikuar një aleati të ngushtë rus.

Një “numër i vogël” mesazhesh të destinuara për departamentin e mbrojtjes së SHBA-së u dërguan në Mali për shkak të mungesës aksidentale të shkronjës “i” në një adresë elektronike.

Zyrtarët britanikë i dërguan emailet në një adresë që përfundonte me domenin “.ml” të kombit afrikano-perëndimor, në vend të “.mil” të Pentagonit.

Mediat e huaja shkruajnë se i njëjti gabim u zbulua javën e kaluar në SHBA që rezultoi me dërgimin e miliona emaile ushtarake tek shteti i Malit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh se është hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u dërguan gabimisht në një adresë të pasaktë të postës elektronike. Ata besojnë se ato nuk përmbajnë asnjë informacion që mund të rrezikojë sigurinë operacionale ose të dhënat teknike. I gjithë informacioni i ndjeshëm ndahet në sisteme të krijuara për të minimizuar rrezikun e keqdrejtimit.

Ndërkohë, Vladimir Putin ka premtuar grurë falas për Malin pas ndërprerjes së marrëveshjes me Ukrainën për drithëra.

Mercenarët e Wagnerit gjithashtu janë të vendosur në Mali për të luftuar përkrah ushtrisë.

sunak putin email

Lini një Përgjigje