
Në takimin me liderët afrikanë në Shën Petersburg, Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar homologut të tij nga Zimbabve një helikopter.
Ishte ministria e Informacionit e Zimbabve që njoftoi dhuratën duke shkruar: “Shkëlqesia e tij Presidenti Putin i ka dhënë Shkëlqesisë së Tij Presidentit Emmerson Dambudzo Mnangagëa një helikopter presidencial”.
Në postim, Mnangagëa shihet duke ecur poshtë shkallëve të helikopterit me ngjyrë blu dhe i ulur brenda kabinës përpara një tavoline me gota vere të bardhë dhe një tas me fruta.
“Ky ‘zog’ së shpejti do të zbukurojë qiejt tanë“, shtoi zëdhënësi i qeverisë Nick Mangëana në Tëitter.
E izoluar kryesisht në skenën globale që nga fillimi i ofensivës së Ukrainës, Rusia ka kërkuar të forcojë lidhjet diplomatike dhe të sigurisë me Afrikën, dhe Mnangagëa është ndër ata që marrin pjesë në samitin dy-ditor Rusi-Afrikë që po shqyrtohet si një provë e mbështetjes së Putinit në kontinent.
Zimbabve është gjithashtu një vend me shumë ngjashmëri me Rusinë, pasi udhëheqja e saj është objektiv i sanksioneve të SHBA-së dhe Evropës mbi korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave.
Lini një Përgjigje