TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2023, 10:30

Bombardimi i spitalit në Gaza, Biden përqafime të ngrohta me kryeministrin Netanyahu

Shkruar nga Pamfleti

Bombardimi i spitalit në Gaza, Biden përqafime të ngrohta me

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Tel-Aviv, mes protestave pas shpërthimit vdekjeprurës në një spital në Gaza, ndërsa zyrtarët izraelitë dhe palestinezë akuzojnë njëri-tjetrin se kush ishte fajtori.

Mbërritja e presidentit të Amerikës në Izrael është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Biden është pritur nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin ka pasur një përqafim të ngrohtë. Më pas Biden hipi në një autokolonë të blinduar për të vazhduar takimet në Izrael.

Presidenti amerikan Joe Biden udhëtoi si zakonisht drejt Izraelit, pavarësisht anulimit të takimit katërpalësh me liderët e Egjiptit, Jordanisë dhe Autoritetit Palestinez pas tragjedisë vdekjeprurëse në një spital palestinez. Në fakt, përpara se të hipte në Air Force One, Joe Biden tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga bombardimi në Spitalin Al Ahli në Rripin e Gazës.

Përsa i përket faktit se kush është përgjegjës për këtë sulm ku u vranë rreth 500 njerëz, pala palestineze akuzon Izraelin për një “krim lufte”. Izraeli gjithashtu fajëson palestinezët, konkretisht organizatën “Xhihadi Palestinez”, e cila konsiderohet si vazhdimësi e Hamasit.

Bombardimi i spitalit në Gaza, Biden përqafime të ngrohta me

bombardim spital biden netanyahun

Lini një Përgjigje