TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Dhjetor 2023, 22:22

Bombardimet ruse në Ukrainë, reagon Biden: Kongresi të marrë masa urgjente

Shkruar nga Pamfleti

Bombardimet ruse në Ukrainë, reagon Biden: Kongresi të marrë

Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të “veprojë pa vonesa të mëtejshme” pas bombardimit masiv në Ukrainë, pasi ligjvënësit dhe senatorët amerikanë nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një paketë ndihme për Kievin.

“Nëse Kongresi nuk merr masa urgjente në vitin e ri, ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë të dërgojmë armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore shumë të nevojshme në Ukrainë për të mbrojtur popullin e saj”, paralajmëroi Biden.

Siç tha presidenti amerikan, breshëria e fundit e sulmeve me raketa të Rusisë në Ukrainë është një kujtesë e trishtuar për botën se, pas gati dy vjetësh të kësaj lufte shkatërruese, qëllimi i Putinit mbetet i pandryshuar.

 

joe biden shba ukrainë rusi bombardimet

Lini një Përgjigje