TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 22:53

Bilanci i frikshëm i konfliktit në Gaza, mbi 1 mijë viktima në vetëm 24 orë

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci i frikshëm i konfliktit në Gaza, mbi 1 mijë viktima

Numri i viktimave nga përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit vazhdon të rritet. Aktualisht raportohet se numri i viktimave në radhët e izraelitëve ka shkuar në mbi 700 izraelitë, ndërsa luftimet vazhdojnë dhe dhjetëra avionë luftarakë sulmojnë Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër të paktën 413 palestinezë janë konfirmuar të vdekur, me 2,300 të tjerë të plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Bilanci i rindezjes së konfliktit të përgjakshëm ka shkaktuar mbi 1000 viktima në vetëm 24 orët e para, si dhe mbi 3000 të plagosur.

Ditën e djeshme lëvizja islamike palestineze Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, ndërsa pas bombardimit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës, persona të armatosur kaluan kufirin.

Ndërsa sirenat paralajmëruese u dëgjuan në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite tha se ishte në një gjendje lufte ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë. Ky është përshkallëzimi më serioz që kur Izraeli dhe Hamasi luftuan një luftë 10-ditore në vitin 2021.

gaza konflikti

Lini një Përgjigje