TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2024, 20:39

Biden paraqet propozimin e ri të Izraelit për fundin e luftës në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Biden paraqet propozimin e ri të Izraelit për fundin e luftës

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli i ka ofruar Hamasit një marrëveshje të re për armëpushim.

Marrëveshja përfshin kthimin e pengjeve izraelitë nga Gaza dhe rindërtimin e zonave civile.

Biden u kërkoi udhëheqësve të të dyja palëve që të mos “humbnin këtë moment” pasi bisedimet për armëpushimin përfunduan në fillim të muajit.

“Të gjithë ata që duan paqen tani duhet të ngrenë zërin dhe të punojnë për ta bërë atë reale. Është koha që kjo luftë të përfundojë. Izraeli ka bërë propozimin e tij. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar nëse ata e duan vërtet atë,” tha ai në konferencën për shtyp”, tha presidenti gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.

Përfundimi i luftës në Gaza: Propozim trefazor

FAZA E PARË

– Fillon me një armëpushim gjashtë-javor, gjatë të cilit IDF do të tërhiqet nga zonat e populluara të Gazës

– Hamasi të lirojë “një numër” pengjesh duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur – në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Disa pengjeve të vdekur izraelitë do t’u kthehen familjeve të tyre

– Civilët palestinezë do të kthehen në shtëpitë e tyre në të gjitha zonat e Gazës

– Ndihma humanitare do të “rritej”, me 600 kamionë në ditë që do të hynin në brez dhe qindra mijëra banesa të përkohshme të dërguara nga komuniteti ndërkombëtar

Gjatë kësaj periudhe gjashtë javore, negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA dhe Katari do të vazhdonin. Nëse ishte e suksesshme, pjesa tjetër e planit do të fillonte.

FAZA E DYTË

– Lirimi i të gjithë pengjeve të mbetura të gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj

– Tërheqja e plotë e forcave izraelite nga Gaza

– Ndërprerjen e përhershme të armiqësive

FAZA E TRETË

– Çdo peng izraelit në Gaza do të kthehet

– Do të nisë një “plan i madh rindërtimi” për Gazën, duke përfshirë ndihmën e SHBA dhe ndërkombëtare për rindërtimin e shtëpive, shkollave dhe spitaleve

Izraeli thotë se ka ende rreth 100 pengje që mbahen në Gaza, së bashku me trupat e 30 të tjerëve. Biden i kërkoi udhëheqjes izraelite të mbështeste propozimin e tij, duke argumentuar se Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një sulm tjetër ndaj izraelitëve si ai i 7 tetorit.

Lini një Përgjigje