TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2024, 21:49

Benjamin Netanyahu i hedh benzinë zjarrit, paralajmëron sulm hakmarrës ndaj Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Benjamin Netanyahu i hedh benzinë zjarrit, paralajmëron sulm

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë një deklaratë për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ai tha se një muaj më parë kishte premtuar se do të "ndryshonte ekuilibrin e fuqive në veri të Izraelit" dhe këtë ka bërë që atëherë.

"Një muaj më parë, ndërsa pothuajse përfunduam mposhtjen e Hamasit në Gaza, ne e zbatuam premtimin tonë ndaj popullit të veriut dhe vramë Nasrallah dhe të gjithë komandantët e Hezbollahut", thotë ai.

Ne arritëm të shkatërrojmë sistemin e raketave që u zhvilluan nga Hamasi ndër vite. Tani ushtarët tanë po rrënojnë edhe tunelet që janë zhvilluar nga Hezbollahu. Edhe pse nuk e kemi përfunduar heqjen e këtyre kërcënimeve, ne kemi ndryshuar qartë rrjedhën e luftës dhe balancën e luftës”, tha Netanyahu.

Ai gjithashtu tha se Izraeli "është i përgatitur për të mbrojtur veten", teksa dha sinjale se do të ketë një kundërpërgjije ndaj Iranit.

"Përfshirë kërcënimin që vjen nga Irani, sepse Irani qëndron pas të gjitha këtyre sulmeve ndaj nesh. Nga Gaza, Libani, Jemeni dhe Siria dhe vetë Irani.  Irani tashmë ka lëshuar në Izrael qindra raketa në një sulm me raketa balistike, i cili ishte një nga sulmet e tilla më të mëdha në histori. Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qytetarëve të tij dhe as Izraeli nuk do të pranonte”, tha ai.

Lini një Përgjigje