TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2026, 16:20

BE thirrje urgjente: Armëpushimi duhet të shtrihet edhe në Liban!

Shkruar nga Pamfleti
BE thirrje urgjente: Armëpushimi duhet të shtrihet edhe në Liban!
Kaja Kallas, nënkryetare e Komisionit Evropian

Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka reaguar publikisht duke theksuar se situata aktuale po vendos në rrezik marrëveshjet e arritura së fundmi.

“Veprimet izraelite po e vënë armëpushimin SHBA-Iran nën presion të rëndë. Armëpushimi me Iranin duhet të shtrihet në Liban”, u shpreh ajo në rrjetin social X.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë kërkuar një armëpushim në Liban, pas një vale intensive sulmesh nga Izraeli, që konsiderohet ndër më të mëdhatë që nga fillimi i konfliktit.

Nga ana tjetër, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Libani nuk përfshihet në marrëveshjen aktuale të armëpushimit.

Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se veprimet ushtarake të Izraelit mund të rrezikojnë armëpushimin e arritur së fundmi me SHBA-të.

 

Lini një Përgjigje