TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2026, 15:18

Trump vijon goditjet ndaj NATO-s: Nuk kuptojnë asgjë pa ushtruar presion

Shkruar nga Pamfleti
Trump vijon goditjet ndaj NATO-s: Nuk kuptojnë asgjë pa ushtruar
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka drejtuar kritika të drejtpërdrejta ndaj NATO-s përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Fatkeqësisht, askush – as njerëzit tanë dhe as NATO – nuk duket se e kupton situatën pa ushtruar presion të fortë”, shkroi Trump.

Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik dhe pak kohë pasi Trump priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington.

Sipas agjencisë Reuters, Rutte ka informuar disa kryeqytete evropiane se presidenti amerikan kërkon angazhime konkrete brenda ditëve të ardhshme lidhur me ndihmën për sigurinë dhe garantimin e funksionimit të Ngushticës së Hormuzit. 

Më herët Mark Rutte, pranoi se ka pasur mangësi nga disa vende anëtare, por theksoi se shumica e aleatëve kanë ofruar mbështetje thelbësore.

Duke folur për CNNi, ai deklaroi se “disa vende” nuk u treguan në lartësinë e rrethanave, megjithatë sqaroi se “pjesa më e madhe e vendeve evropiane bëri atë që kishte premtuar”.

Sipas tij, shumë vende kontribuan në mënyrë konkrete duke ofruar baza, lehtësira logjistike dhe leje për fluturime mbi territorin e tyre, duke përmbushur angazhimet në një moment kritik.

Rutte e cilësoi takimin me Donald Trump si “të sinqertë dhe të hapur”, duke theksuar se presidenti amerikan shprehu pakënaqësinë e tij për qëndrimin e disa aleatëve.

 

trump

Lini një Përgjigje