TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2023, 12:15

Bashkëshorti e lëshoi gjatë numrit akrobatik, humb jetën tragjikisht artistja e cirkut (video)

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëshorti e lëshoi gjatë numrit akrobatik, humb jetën

Një akrobate kineze ndërroi jetë tragjikisht, pasi u rrëzua nga lartësia gjatë një performance në cirk.

Gruaja, me mbiemrin Sun, u rrëzua gjatë një shfaqjeje në qytetin Suzhou, në provincën qendrore Anhui. Pamjet në internet tregojnë gjimnasten pasi një rutinë akrobatike shkoi keq me partnerin e saj, i cili është gjithashtu edhe bashkëshorti i saj.

Ajo u dërgua në spital ku edhe përpjekjet e mjekëve për t'i shpëtuar jetën, dështuan.

Faqja e njohur e lajmeve ‘The Paper’ raportoi se ajo la pas dy fëmijë, ndërsa zyrtarët bëjnë me dije se ngjarja është nën hetim.

Sipas ‘The Paper’, Sun dhe bashkëshorti i saj, me mbiemrin Zhang, kishin punuar së bashku për shumë vite dhe shpesh performonin pa rripa sigurie "për hir të shfaqjes sa më të mirë".

 

cirk tragjedi

Lini një Përgjigje