TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shkurt 2024, 14:53

Bashar Escobar: Si familja Assad ndërtoi një narko-perandori për të mbajtur pushtetin

Shkruar nga Yuriy Matsarsky

 

Bashar Escobar: Si familja Assad ndërtoi një narko-perandori për
Bashar Assad /

 Londra e vlerëson në 57 miliardë dollarë vlerën e narko-perandorisë së qeverisë siriane, gjë që e bën atë një nga asetet më të vlefshme që i përket familjes Assad dhe rrethit të saj të ngushtë...

Në luftën civile siriane është hapur një front i ri: trafikantët e lidhur me regjimin në pushtet, janë tani në një konflikt të drejtpërdrejtë të armatosur me ushtrinë e Jordanisë fqinje. Maher Assad, vëllai më i vogël i Bashar Asadit, mund të jetë prapa këtij konflikti. Ai drejton një organizatë kriminale që prodhon dhe shet drogën e ndaluar Captagon.

Në Siri prodhohet 80 për qind e drogës Captagon në botë. Ajo eksportohet e fshehur tek delet e gjalla apo edhe tek gjethet e çajit. Ky biznesi i sjell regjimit të Asadit 3 herë më shumë fitime se të gjitha kartelet meksikane të drogës të marra së bashku. Udhëheqësi sirian ka nevojë të dëshpëruar për këto të ardhura.

Përndryshe, a do të ishte vallë në gjendje të ruante besnikërinë e gjeneralëve dhe zyrtarëve të tij? Në orët e para të mëngjesit të 21 janarit 1994, Basil Assad, një kolonel i ri në Ushtrinë Siriane, hipi në Mercedesin e tij sportiv dhe u nis për në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.

Basil, djali i madh i liderit sirian Hafez Assad dhe trashëgimtari zyrtar i “presidentit” diktatorial, do të udhëtonte me një avion privat për në Gjermani për të shkuar në një vendpushim dimëror në Alpe. Ai u vonua derisa bëri gati rrobat dhe megjithëse avioni nuk do të ngrihej pa të, ai nxitoi të shkonte në aeroport përpara kohës së planifikuar të nisjes së tij. Patrullat e policisë, që e njihnin mirë Mercedesin e oficerit të ri, nuk do të rrezikonin të ndalonin makinën e presidentit të ardhshëm. Kështu Basili po udhëtonte përgjatë rrugëve me mjegull të dimrit me një shpejtësi shumë më të lartë nga kufi ligjor. Kushëriri i tij, Hafez Maklouf, ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Ai kishte lidhur rripin e sigurimit; ndërsa Basil nuk e kishte vendosur. Në autostradën që të çon në aeroport, i riu Assad e rriti shpejtësinë në 240 km/h përpara se të humbiste papritur kontrollin e makinës. Mercedesi rrëshqiti përpara se të përplasej me një pengesë prej betoni. Basili vdiq në vend, ndërsa pasagjeri i tij përfundoi në spital me plagë të rënda.

Me vdekjen e Basilit, u prishën të gjitha planet e dinastisë së familjes Asad. Tani Hafez Assad duhej të zgjidhte një pasardhës të ri. Dhe ai kishte një gamë të kufizuar opsionesh. Pozicionin e presidentit mund ta merrte ose djali i tij i mesëm, Bashar, ose më i riu, Maher. Nga të dy, Maher dukej pasardhësi më i preferuar. Ashtu si babai i tij - dhe vëllai i madh i ndjerë - Maher kishte zgjedhur një karrierë ushtarake, i njihte mirë forcat e armatosura dhe jetonte në Siri.

Ndërkohë Bashar, kishte kohë që ishte zhvendosur në Londër, dhe punonte në një praktikë okulistike private, një profesion shumë larg çështjeve ushtarake, aq shumë i vlerësuar nga burrat e familjes së tij. Megjithatë, babai e zgjodhi Basharin si trashëgimtar të pushtetit. Okulisti sirian u kthye nga Londra dhe u dërgua të studiojë në akademinë ushtarake në Homs.

Propaganda shtetërore nisi të kuronte imazhin e djalit të mesëm të autokratit të moshuar si shpresa e ardhshme e kombit. Në Siri, ekziston ende një teori konspirative shumë e përhapur, sipas së cilës historia e ngjitjes në pushtet të Basharit është vepër e shërbimit sekret britanik. Sipas këtij versioni, britanikët orkestruan aksidentin që vrau Basilin, dhe më pas u përpoqën të diskreditonin Maherin. Kjo me synim ngjitjen në pushtet të okulistit londinez, që sipas zërave ishte rekrutuar ndoshta nga MI6.

Sidoqoftë e vërteta, pas vdekjes së Hafez Assad në vitin 2000, postin e tij e mori djali i mesëm Bashar. Por pa ndihmën e vëllait të tij më një përgatitje ushtarake, ai do ta kishte shumë më të vështirë që të mbante kontrollin në një vend të copëtuar nga lufta civile dhe të asfiksuar nga sanksionet ndërkombëtare.

Tek e fundit, është Maheri ai që komandon forcën luftarake më të gatshme të vendit, Divizionin e Katërt të Blinduar të Ushtrisë Siriane. Dhe po ai luan rolin kryesor në skemat kriminale, që i ofrojnë regjimit të vëllait të tij paratë e nevojshme që i duhen për të mbijetuar.

Siç ndodh shpesh në Lindjen e Mesme, Maher Assad është njëkohësisht gjeneral dhe një gangster. Ai drejton një organizatë kriminale që prodhon dhe shet drogën ilegale Captagon.

Captagon u shfaq në vitet 1960 si një ilaç krejtësisht i lLondra e vlerëson në 57 miliardë dollarë vlerën e narko-perandorisë së qeverisë siriane, gjë që e bën atë një nga asetet më të vlefshme që i përket familjes Assad dhe rrethit të saj të ngushtë. igjshëm kundër narkolepsisë dhe sindromës së defiçitit të vëmendjes.

Këto pilula të vogla përmbanin si përbërësin e tyre aktiv fenetilin, e ngjashme me amfetaminën. Me recetën e mjekut, ajo mund të blihej lehtësisht në farmacitë evropiane, të paktën deri në vitin 1986, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shtoi ilaçin në listën e saj të substancave të ndaluara.

Shitjet dhe prodhimi zyrtar i Captagonit u ndaluan. Por ajo ishte bëtë shumë e njohur në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ku të rinjtë e konsumonin atë në mënyrë rekreative. Për të përmbushur kërkesën e tregut, në skenë dolën prodhuesit e paligjshëm. Captagon prodhohej në mënyrë klandestine në Bullgari dhe më pas trafikohej përmes vendeve të Ballkanit për konsumatorët e tij fundorë në Lindjen e Mesme.

Shumë shpejt, Captagon gjeti një përdorim tjetër, si një lloj ilaçi për rritjen e performancës. Luftëtarët nga disa prej milicive që u përhapën në Lindjen e Mesme në fund të viteve 1990 dhe fillimin e vitit 2000 nisën të merrnin këto tableta, të cilat lehtësojnë lodhjen dhe frikën për disa orë, ndihmojnë në përqendrimin e vëmendjes dhe i mbytin emocionet që përndryshe mund të pengonin veprimet e luftëtarëve në betejë.

Po ashtu kjo drogë është relativisht i lirë, me një çmim mesatar prej 3 dollarë për copë, edhe pse një formë e pastër dhe me cilësi më të lartë e blerë nga tregtarët në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kushtojë deri në 25 dollarë. Këto cilësi e bëjnë Captagon-in aq tërheqës për luftëtarët, sa që ilaçi mori edhe pseudonimin jozyrtar “pilula e xhihadit”.

Ai konsumohet rregullisht nga luftëtarët e Hamasit dhe ISIS- it, por është popullor edhe në mesin e anëtarëve të Hezbollahut dhe Al-Kaedës. Edhe rebelët sirianë që luftojnë kundër regjimit të Assadit e prodhojnë drogën për nevojat e tyre dhe në kushte të improvizuara. Ndërkohë, Captagoni i prodhuar në laboratorë nëntokësor - dhe në fabrikat farmaceutike aktuale në Siri - u shpërndahet luftëtarëve të ushtrisë së Bashar Al-Assadit.

Por sasitë që prodhon vendi i tejkalojnë shumë kërkesat e ushtrisë së tij. Dhe teprica që arrin në qindra miliona tableta, trafikohet në vendet e Gjirit Persik dhe Afrikë, ku Captagon është ende shumë popullor si një drogë rekreative. Sipas qeverisë britanike, këto dërgesa i sjellin regjimit të Assadit 3 herë më shumë para sesa të ardhurat e fituara nga të gjitha kartelet meksikane të drogës të marrë bashku.

Për një kohë të gjatë, rruga kryesore e trafikut kalonte përmes Libanit fqinj, pasi kriza politike në Bejrut u shfrytëzua me mjeshtëri nga grupi Hezbollah, një aleat i Assadit.

Ka të ngjarë që vetë Hezbollahu ta prodhojë drogën në Liban për dërgesa të mëtejshme në vendet e Gjirit Persik. Këto dërgesa të paligjshme ishin një nga shkaqet kryesore pas ndalimit nga Arabia Saudite në vitin 2021 të importit të të gjitha mallrave libaneze. Por lufta kundër këtij trafiku është shumë sfiduese, sidomos për shkak të shpikjeve të sirianëve në transportimin e Captagon.

Kështu droga fshihet në perime të konservuara, gjethe çaji, madje edhe në të brendshmet e deleve të gjalla. Falë këtyre trukeve, trafikantët sirianë arrijnë të fshehin shumicën e produkteve të tyre nga autoritetet kundër narkotikëve. Sipas France Press, në vitin 2022, 90 për qind e të gjitha pilulave të eksportuara nga Siria arritën te konsumatori përfundimtar, pavarësisht se numri i pilulave të kapura është dhjetëra milionë.

Sipas disa vlerësimeve, ky biznes i jep Sirisë më shumë para se i gjithë eksporti i saj legal, dhe regjimi vazhdimisht punon për të rritur fitimet e tij, kryesisht duke zgjeruar shtrirjen e tij në treg. Për këtë qëllim, bandat kriminale të lidhura me Damaskun ose Hezbollahun kanë ndërtuar rrjete shpërndarjeje të Captagonit në vendet ku droga nuk ishte më parë popullore. Fokusi kryesor është Jordania. Ky vend kufizohet me Sirinë në veri dhe me Arabinë Saudite në jug dhe lindje, duke e bërë atë shumë tërheqës për kontrabandistët si një vend tranzit. Për më tepër, ka një kërkesë lokale në rritje për Captagon. Sipas të dhënave zyrtare, numri i krimeve të lidhura me drogën në vend u rrit nga 2.000 në 2005 në mbi 20.000 në 2020, dhe shumica e këtyre krimeve janë të lidhura me Captagon.

Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideron eksportin e Kaptagonit sirian si një nga burimet kryesore të financimit për anën e Assadit në luftën civile në vazhdim. Maher Assad, është nën sanksione që nga prilli 2011, vetëm disa javë pas fillimit të luftës. Akuzat kundër tij përfshijnë si krimet e brutalitetit ushtarak, por edhe veprat që përfshijnë trafikun e drogës. Përshtati Pamfleti nga “The Insider”

bashar escobar familja assad narko perandori

Lini një Përgjigje