TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shkurt 2024, 11:35

Organizoi sulmin në Banjskë, Vuçiç pranon për herë të parë se është takuar me Radoiçiç

Shkruar nga Pamfleti

Organizoi sulmin në Banjskë, Vuçiç pranon për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar se është takuar me organizatorin e sulmit në Banjskë të Kosovës, përpara se të ndodhte.

Në një intervistë televizive, Vuçiç tha se u ka kërkuar terroristëve që t’u besojnë amerikanëve dhe europianëve për garancinë se nuk do të arrestohej njeri për barrikadat në veri të Kosovës.

“Tre netë me radhë jam takuar me ata. Aty ishin Radoiçiç, Simiç, dhe 10 burra të tjerë. Me firmosje garantuan se shqiptarët nuk do të arrestonin askënd që ishte në barrikada. Dhe kur ata nënshkruan, tre muaj më vonë filluan arrestimet”, tha presidenti serb.

Vuçiç premtoi se autorët do të ndiqen penalisht.

Ai ka folur edhe për atë që e shndërroi në një çështje ndërkombëtare, ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai nënvizoi se nuk ka shpresa që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mbajë një seancë lidhur me këtë temë.

“Janë 15 vende në Këshill, nëntë e kanë njohur Kosovën, gjashtë jo”, u shpreh Vuçiç.

aleksandër vuçiç banjskë radoicic

Lini një Përgjigje