
Një vit më parë, më 6 shkurt 2023, Turqia u trondit nga një tërmet shkatërrues që la pas mijëra viktima dhe qindra të lënduar.
Në orët e para të mëngjesit, një dridhje toke me magnitudë prej 7.8 shkallësh e më pas disa goditje pasuese, lanë 53.537 viktima e 107.213 të lënduar, derisa dridhja kishte prekur edhe zonën siriane, ku ishin regjistruar mijëra të vdekur.
Epiqendër e tërmetit ishte zona Antakia, e ky ishte konsideruar tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1939.
Lëkundjet u ndjenë edhe në disa shtete të tjera. Më pas ishin regjistruar mbi 30.000 pasgoditje përgjatë tre muajve të pasues. Ekspertët e Kombeve të Bashkuara vlerësuan se 1.5 milionë persona mbetën të pastrehë.
Lini një Përgjigje