TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2024, 07:51

“Aty ishin shkencëtarët më të mirë!”/ Zbardhen detajet pse terroristët sulmuan industrinë e hapësirës ajrore në Ankara

Shkruar nga Pamfleti
“Aty ishin shkencëtarët më të mirë!”/
Sulm terrorist në Ankara

Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të mërkurë 50 kilometra larg kryeqytetit të Turqisë, Ankarasë. Tre terroristë të armatosur “kokë e këmbë” goditën selinë e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes ,Tusas.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet nga ndërkombëtarët. Së fundmi ka qenë këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, i cili dënoi ashpër sulmin terrorist të kësaj të mërkure.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me Turqinë në këto momente të vështira dhe se lutjet e tyre shkojnë për familjarët e viktimave si dhe për të plagosurit.

“Autoritetet turke kanë deklaruar se po hetojnë incidentin si një sulm të mundshëm terrorist. Ne ende nuk e dimë motivin e sulmit ose kush saktësisht ishte pas saj, por ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune. Në këto ditë të vështira lutjet tona janë me të prekurit nga sulmi, familjet e tyre dhe popullin turk”, tha ai.

Dy nga tre terroristët kanë vdekur.

Terroristët mbërritën në hyrje të Akademisë së Industrisë Ajrore me një taksi, të cilën më pas e hodhën në erë për të krijuar një shpërqendrim dhe sulmuan infrastrukturën, duke qëlluar dhe vrarë. Më shumë se 10,000 njerëz punojnë në pozicione të ndryshme në objektet e Industrisë Ajrore. Qindra punëtorë që dëgjuan shpërthimin dhe të shtënat me armë vrapuan për t'u mbrojtur duke u mbyllur nëpër klasa.

Tre terroristët, mes tyre edhe një grua, pas më shumë se 2 orësh mbetën të vdekur pas një përplasje me forcat e policisë. Autoritetet turke për orë të tëra nuk mund të sqaronin nëse terroristët mbanin pengje, diçka për të cilën edhe disa orë pas sulmit nuk kanë dhënë detaje. Megjithatë, theksohet se ndërhyrja e forcave turke ka qenë shumë e shpejtë pasi kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën brenda shtatë minutave.

Historia e industrisë së hapësirës ajrore të Turqisë-Pse u bë objektivi i terroristëve

Industria e hapësirës ajrore të Turqisë është në thelb një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së lartë. Në ambientet e saj, megjithatë, ka edhe një pjesë të rëndësishme të mirëmbajtjes së sistemeve të armëve vendase, si dhe një departament mirëmbajtjeje të sistemeve të armëve që u janë shitur vendeve të treta.

Vitet e fundit, në ambientet dhe departamentet e qendrës specifike janë punësuar më shumë se 15,000 punëtorë dhe shkencëtarë të specializuar. Media turke raporton se industria e hapësirës ajrore të vendit thith disa nga mendjet më të rëndësishme të Turqisë që kanë diploma doktorature në fushat shkencore dhe zhvillimore.

Industria e Hapësirës Ajrore u krijua në 1973 me synimin për të reduktuar varësinë e vendit nga palët e treta për pajisje ushtarake dhe për të reduktuar shpenzimet e saj qeveritare. Në vitin 2005, Industria e Hapësirës Ajrore dhe Kompania Kombëtare e Prodhimit të Avionëve u bashkuan në një organizatë në të cilën Forcat e Armatosura Turke kanë shumicën e aksioneve (54,49%).

Që kjo qendër e veçantë e teknologjisë së luftës ishte në shënjestër mund të lidhet me "faktorë" të brendshëm dhe të jashtëm. PKK me siguri do të jetë brenda objektivave hetimore të shërbimeve sekrete turke pa përjashtuar përfshirjen e palëve të treta.

anakara

Lini një Përgjigje