TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 17:04

Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, akuzohet për financime të paligjshme të partisë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë, akuzohet për financime të

Ish-kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon është arrestuar pas hetimeve për financimin e Partisë Kombëtare Skoceze. Sturgeon e cila më herët ka drejtuar këtë parti, po marrët aktualisht në pyetje nga ambientet e paraburgimit.

Një grua 52-vjeçare është arrestuar sot, e diel, 11 qershor 2023, si e dyshuar në lidhje me hetimin për financimin dhe financat e PKS”, njofton policia.

Sipas zyrtarëve, ish-kryeministrja ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë.

Nicola Sturgeon sot, të dielën 11 qershor, me marrëveshje me Policinë e Skocisë, mori pjesë në një intervistë ku ajo do të arrestohej dhe merrej në pyetje në lidhje me Operacionin Branchform. Nicola ka thënë vazhdimisht se do të bashkëpunonte me hetimin nëse i kërkohet dhe vazhdon ta bëjë këtë”, tha zëdhënësi i saj.

Ndërkohë që partia e saj SNP nuk ka komentuar mbi arrestimin që ju bë ish-kryeministres të dielën.

 “Këto çështje i nënshtrohen një hetimi të drejtpërdrejtë të policisë. SNP ka bashkëpunuar plotësisht me këtë hetim dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, megjithatë nuk është e përshtatshme të adresohet publikisht ndonjë çështje derisa ai hetim është në vazhdim”, tha një zëdhënës i partisë.

Më herët, për të njëjtën akuzë u arrestua dhe bashkëshorti i saj, ish-shefit ekzekutiv të partisë Peter Murrell, por më pas u la i lirë pasi nuk u provuan akuzat ndaj tij.

Nicola Sturgeon shërbeu si kryeministre e Skocisë për tetë vjet. Dorëheqja e saj tronditëse erdhi më 15 shkurt kur tha se e dinte “në kokën time dhe në zemrën time” se kjo ishte koha e duhur për të dhënë dorëheqjen.

Ajo është kryeministrja e parë më jetëgjatë dhe ishte gruaja e parë që mbajti këtë post.

Zonja Sturgeon këmbënguli se dorëheqja e saj nuk ishte përgjigje ndaj “periudhës së fundit të presionit”, e cila ka përfshirë polemika mbi reformat gjinore, të burgosurit trans dhe strategjinë për pavarësinë.

Megjithatë, brenda një muaji nga dita e saj e fundit më 28 mars, hetimi për financat e SNP-së, i cili filloi gati dy vjet më parë doli në pah.

Ankesat ishin bërë në lidhje me më shumë se 600,000 £ që iu dhuruan SNP-së nga aktivistët.

Paratë u mblodhën pasi partia kërkoi të mblidhte fonde për një fushatë të ardhshme referendumi dhe Policia e Skocisë nisi Operacionin Branchform për të shqyrtuar se çfarë ndodhi me të.

ish kryeministria skocisë arrestohet

Lini një Përgjigje