
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes dyjavore të armëpushimit të arritur dje me Iranin.
Në një intervistë për ‘PBS News Hour’, Trump u shpreh se konflikti Izrael-Liban ishte një luftë komplet tjetër dhe se Libani nuk ishte i përfshirë në marrëveshje. Megjithatë, duke parë pretendimet e Iranit, Trump tha se kjo gjë do të rregullohet pa problem.
“Po Libani, nuk ishte i përfshirë në marrëveshje. Për shkak të Hezbollahut. Ata nuk u përfshinë në marrëveshje. Edhe kjo do të rregullohet. Nuk ka problem”, tha Trump, duke nënkuptuar se do të flasë me Iuraelin.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se Izraeli ra dakord të pezullojë fushatën e bombardimeve ndërsa negociatat vazhdojnë.
Ndërkohë që pak më par mediat raportuan se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të thërrasë një takim të kabinetit të sigurisë më vonë ditën e sotme.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:30 sipas kohës lindore për të diskutuar zhvillimet e armëpushimit në Iran. Kjo lë të nënkuptohet se Trump ka telefonuar Netanyahun për t’i kërkuar të mos sulmojë Libanin gjatë kohës së armëpushimit.
Lini një Përgjigje