TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2026, 19:50

Antonio Tajani i përgjigjet Trumpit: Sulmet ndaj Papës, të papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti
Antonio Tajani i përgjigjet Trumpit: Sulmet ndaj Papës, të
Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit sulmoi Papën Leon XIV për qëndrimet e tij lidhur me Iranin.

Trump deklaroi më herët se “mendoj se ai po vë në rrezik shumë katolikë dhe shumë njerëz. Ai është plotësisht dakord që Irani të ketë një armë bërthamore”.

Në përgjigje, Tajani theksoi se sulme të tilla nuk ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

“Sulmet kundër Atit të Shenjtë, kreut dhe udhëheqësit shpirtëror të Kishës Katolike, nuk janë as të pranueshme dhe as të dobishme për kauzën e paqes”, u shpreh ai.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë për qëndrimet e Papës, duke i cilësuar ato në funksion të dialogut dhe vlerave universale.

“Unë përsëris mbështetjen time për çdo veprim dhe fjalë të Papa Leonit; dëshmitë e tij janë në favor të dialogut, vlerës së jetës njerëzore dhe lirisë”, deklaroi Tajani.

Sipas tij, ky është edhe qëndrimi i qeverisë italiane, e cila synon të kontribuojë për stabilitet përmes diplomacisë.

“Ky është një vizion që ndan edhe qeveria jonë, e angazhuar përmes diplomacisë për të siguruar stabilitet dhe paqe në të gjitha fushat e konfliktit”, shtoi Tajani.

antonio tajani papa leo xiv donald trump

Lini një Përgjigje