
Ambasadori i Rusisë në Tel Aviv, Anatoly Viktorov ka paralajmëruar qytetarët rusë që të largohen nga Izraeli, transmeton Anadolu.
Në deklaratën për agjencinë e lajmeve TASS, Viktorov tha se situata në rajon është rënduar dhe përsëriti rekomandimet që të mos udhëtohet drejt Izraelit.
Ai theksoi se disa kompani ajrore vazhdojnë fluturimet e rregullta dhe qytetarëve rusë u rekomandoi të përdorin këtë mundësi.
“Aktualisht u rekomandojmë qytetarëve tanë që ndodhen në Izrael që të mendojnë largimin e tyre nga rajoni”, deklaroi Viktorov.
Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane njoftoi se më 1 tetor se është kryer sulm me raketa ndaj Izraelit i cili vendos në objektiv “sigurinë kombëtare” të Iranit.
Lini një Përgjigje