TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Tetor 2024, 14:36

Avioni përfshihet nga flakët në Itali, momente paniku për 184 pasagjerët

Shkruar nga Pamfleti

Avioni përfshihet nga flakët në Itali, momente paniku për

Sekondat kanë ndarë nga tragjedia 184 pasagjerë këtë të enjte në aeroportin e Brindisit në Itali. Mediat italiane raportojnë se një avion i kompanisë “Ryanair”, i cili kishte si destinacion Torinon, u përfshi nga flakët teksa ishte vetëm pak sekonda nga ngritja në ajër.

Një nga krahët e avionit u përfshi nga flakët. Anëtarët e ekuipazhit vunë re tymin dhe hapën menjëherë daljet e emergjencës, duke bërë që të gjithë pasagjerët të dilnin me shpejtësi. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Për këtë rast reagoi edhe kompania. “Fluturimi FR8826 nga Brindisi në Torino u vonua mëngjesin e sotëm pasi ekuipazhi i kabinës vëzhgoi tym në pjesën e jashtme të avionit. Pasagjerët u zbritën pa incidente dhe u kthyen në terminal me autobus”, njoftoi kompania.

Vetëm dy ditë më parë, aeroporti i Bergamos, “Orio al Serio”, u bllokua për një kohë të gjatë pasi një tjetër avioni të kompanisë “Ryanair” i shpërtheu goma menjëherë sapo u ulë në pistë.

Lini një Përgjigje