TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2025, 16:30

Ambasadori amerikan në Izrael: Myslimanët le të japin pjesë nga territori i tyre dhe të krijojnë shtetin e Palestinës

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori amerikan në Izrael: Myslimanët le të japin pjesë

Ambasadori Amerikan në Izrael Mike Huckabee sugjeroi se vendet myslimane mund të dhurojnë pjesë territoret e tyre nëse duan të krijojnë një shtet palestinez.

Në një intervistë për BBC, Huckabee u shpreh se vendet myslimane kanë 644 herë më shumë tokë se ajo që kontrollohet aktualisht nga Izraeli ndërsa e bëri të qartë se synimi i Shteteve të Bashkura të Amerikës aktualisht nuk është krijimi i një shteti palestinez.

“Sa i përket zgjidhjes së konfliktit me dy shtete, epo kjo ka qenë një aspiratë e shumë administratave Amerikane por edhe e perëndimit. Pyetja është ku duhet të jetë ku shtet. A duhet të jetë në një vend ku Izraeli ende beson se ka një të drejtë biblike. Pse duhet ta krijojmë këtë shtet paleztinez në një cope shumë të vogël toke që ka pushtuar Izraeli. Vendet myslimane kanë 644 herë më shumë tokë se Izraeli”, tha ai.

Pas kësaj interviste Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Tamy Bruce tha se zoti Huckabee flet për veten e tij ndërsa shtoi se është Presidenti Amerikan Donald Trump që është përgjegjës për politikën e SHBA në Lindjen e Mesme.

Në intervistëne  tij për BBC, Ambasadori Amerikan në Izrael Mike Huckabee kritikoi vendimin e  Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re për të sanksionuar dy ministra të ekstremit të djathtë të qeverisë izraelite mbi deklaratat e tyre qe nxisnin dhune ne Bregun e Pushtuar Perëndimor.

Lini një Përgjigje