TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2023, 19:45

Alarmohet inteligjenca ruse, një “atentator” arrestohet pranë pallatit luksoz të Vladimir Putint (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alarmohet inteligjenca ruse, një “atentator” arrestohet

Një ‘diversant’ rus është arrestuar nën dyshimin për ‘akte terroriste’ pranë rezidencës së Vladimir Putinit prej 1.15 miliard euroshe me pamje nga Deti i Zi.

42-vjeçar, i quajtur si një “mbështetës i neo-nazizmit ukrainas”, u akuzua për planifikimin e një sulmi me bombë pranë Pallatit Gelendzhik.

Kompleksi i gjerë prej 190 mijë metrash katrorë është i izoluar nga pjesa tjetër e Rusisë nga 17 mijë hektarë tokë pyjore e ruajtur nga shërbimet e sigurisë FSB, si dhe nga zona të veçanta të ndalimit të fluturimeve dhe anijeve.

“Një pajisje shpërthyese e gatshme për përdorim u kap tek një radikal në një zonë të pyllëzuar në periferi të vendbanimit. Në shtëpinë e tij të banimit u sekuestruan komponentë për prodhimin e IED-ve [pajisje shpërthyese të improvizuara]”, njoftoi inteligjenca ruse.

rusia putin atentat

Lini një Përgjigje