
Një anije mallrash në Gjirin Persik raportoi se është goditur nga një predhë e panjohur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas Qendrës së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), incidenti ndodhi në verilindje të kryeqytetit të Katarit, Doha, ku goditja shkaktoi një zjarr të vogël në bord. Flakët u vunë shpejt nën kontroll ndërsa nuk raportohet për viktima apo dëme mjedisore.
Autoriteti britanik detar, i cili monitoron sigurinë në rajon, nuk dha detaje mbi origjinën e predhës apo rrethanat e incidentit, ndërsa situata po monitorohet nga afër.
UKMTO WARNING 056-26
— UKMTO Operations Centre (@UK_MTO) May 10, 2026
Click here to read the full warning⤵️https://t.co/0ThS8IAqmj#MaritimeSecurity #MarSec pic.twitter.com/1vCkno9nu6
Lini një Përgjigje