Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar nëse bëhet fjalë për aksident apo veprim të qëllimshëm, ndërsa zona mbetet e izoluar.
Një ngjarje e rëndë tronditi qendrën e Lajpcigut pasditen e së hënës, kur një automjet u fut mes këmbësorëve duke shkaktuar viktima dhe të plagosur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Sipas mediave gjermane, të paktën dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur nga përplasja që ndodhi në rrugën Grimmaische Straße. Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.
Policia ka nisur një operacion të gjerë në zonë, ndërsa autoritetet konfirmojnë se automjeti goditi drejtpërdrejt turmën. Një zëdhënës i policisë deklaroi për MDR Sachsen se ka “disa të plagosur”, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tyre apo mbi shkaqet e ngjarjes.

Një Volkswagen Taigo u pa duke kaluar me shpejtësi në një zonë për këmbësorë, raportoi transmetuesi lokal Radio Leipzig. Dëshmitarët okularë thanë se kishte disa trupa të mbuluar me çarçafë.
Në vendngjarje ndërhynë rreth dhjetë ambulanca, ndërsa bizneset përreth u mbyllën menjëherë për arsye sigurie, raportoi gazeta Bild.
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar nëse bëhet fjalë për aksident apo veprim të qëllimshëm, ndërsa zona mbetet e izoluar.
Kryetari i bashkisë së Leipzigut, Burkhard Jung, konfirmoi numrin paraprak të të vdekurve dhe tha se zona përreth ishte siguruar. Po ashtu shoferi u arrestua.
"Është tronditëse. E tëra çfarë mund të bëj tani është të shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave. Çdo gjë tjetër do të duhet të përcaktohet nga puna e policisë dhe autoriteteve hetimore", u tha Jung gazetarëve në vendngjarje.
Lini një Përgjigje