TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Gusht 2024, 21:59

Alarm në bazën e NATO-s në Gjermani, frikë për sabotazh nga Moska

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në bazën e NATO-s në Gjermani, frikë për sabotazh

Burime të sigurisë gjermane kanë paralajmëruar sot se një bazë e NATO-s në vend po bëhet objekt veprimet përgatitore për një sulm sabotazhi me anë të një droni.

Mediat vendase shkruanin se baza e NATO-s në qytezën perëndimore të Geilenkirchen është objektivi i mundshëm i sabotazhit nga Rusia.

Megjithëse nuk kishte prova konkrete për supozimet, agjencia shtetërore gjermane ‘DPA’ citonte burime të sigurisë se sinjalizimet tregonin për sulm të mundshëm me dron.

Javën që shkoi niveli i sigurisë ishte rritur për bazat amerikane në rajonin e North Rhine-Westphalia, pas sinjalizimeve të inteligjencës. Por pasi nuk ndodhi asgjë, niveli i sigurisë ishte ulur përsëri në fundjavë.

Fillimisht të gjithë punonjësit ‘jo-esencialë’ ishin dërguar në shtëpi, pasi sipas zhargonit të NATO-s, niveli i dytë i sigurisë ‘Charlie’, do të thotë se ka ndodhur një incident ose ka prova të kërcënimeve terroriste kundër aleancës.

Baza ajrore e NATO-s në Geilenkirchen mban kryesisht mjetet ajrore ‘Awacs’, të specializuara për monitorim ajror, me radarë në formë kërpudhe që mund të gjurmojnë mjete deri në 300 km larg.

Lini një Përgjigje