
Britania e Madhe do të dëbojë atasheun e sigurisë në ambasadën ruse, pasi e akuzon për spiunazh, dhe kjo është një nga masat kundër veprimtarisë së kundërzbulimit ruse që njoftoi qeveria në Londër.
Sekretari i Brendshëm James Cleverley tha se masat kishin për qëllim aktivitete të papërgjegjshme dhe të rrezikshme nga qeveria ruse në të gjithë Evropën.
Cleverly tha gjithashtu se është një mjedis operativ jashtëzakonisht sfidues për shërbimet ruse të inteligjencës, por masat do të shërbejnë për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj kërcënimit rus.
Atasheu rus i sigurisë, i cili do të dëbohet, thuhet se është një oficer jozyrtar i inteligjencës ushtarake. Downing Street do të revokojë gjithashtu statusin diplomatik të disa objekteve në pronësi ruse që besohet se përdoren për mbledhjen e inteligjencës.
Kufizime të reja do të vendosen edhe për dhënien e vizave diplomatike për shtetasit rusë dhe për mbërritjet e tyre në Britani.
Britania ka vendosur disa runde sanksionesh ndaj kompanive dhe individëve rusë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës dhe Cleverly tha se Qeveria konservatore nuk do të tërhiqet nga mbështetja që i ofron Kievit.
"Ne do të dëbojmë atasheun rus të mbrojtjes, i cili është një oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake. Ne do të heqim statusin diplomatik nga disa ndërtesa të lidhura me rusët në Mbretërinë e Bashkuar… Do të vendosim kufizime të reja ndaj vizave diplomatike ruse, përfshirë shkurtimin e kohëzgjatjes të qëndrimit të diplomatëve rusë në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Cleverly.
Lini një Përgjigje