Zyra e prokurorit të Parisit njofton se liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe 23 anëtarë të tjerë të partisë së saj do të dalin në gjyq për keqpërdorimin e supozuar të fondeve të BE-së, pas një hetimi 7-vjeçar.
Zyra e prokurorit të Parisit hapi hetimin në dhjetor 2016, duke thënë se synonte të konstatonte nëse Fronti Kombëtar i atëhershëm kishte përdorur paratë e destinuara për asistentët e parlamentit të BE-së për të paguar stafin që punonte për partinë, shkruajnë mediat e huaja.
Ligjvënësit e BE-së u ndahen fonde për të mbuluar shpenzimet, duke përfshirë asistentët e tyre, por nuk duhet t'i përdorin ato për shpenzimet e partisë.
Zyra e prokurorit tha se situata e rreth 49 ndihmësve ishte shqyrtuar gjatë një periudhe kohore që përfshin tre mandate të parlamentit të BE-së, nga 2004 deri në 2016.
Lini një Përgjigje