
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij ditën e sotme në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, nuk ka lenë pa provokuar me çështjen e Kosovës.
Ai akuzoi vendet anëtarë të OKB-së që dënuan aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia ditën e sotme, se para 15 vitesh sipas tij bënë komplet të kundërtën, duke lejuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Teksa shtoi se ky veprim ishte shkelje e Kartës së OKB-së, ashtu edhe Rezolutës së 1244 të OKB-së.
“Pothuajse të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore kanë shkelur brutalisht si Kartën e OKB-së, ashtu edhe Rezolutën 1244 të OKB-së, të miratuar në këtë Dhomë të Lartë, duke mohuar dhe shkelur të gjitha ato parime që mbrojnë sot, dhe që kanë ndodhur 24 vjet më parë dhe pikërisht 15 vjet më parë. 24 vjet më parë, 19 prej tyre, më të fuqishmit dhe më të mëdhenjtë, nuk kishin mëshirë për një Serbi të vogël dhe qeshën kur Putin përdori të njëjtin justifikim si ata. Më pas, në vitin 2008, atyre u shkoi mendja të mbështesnin pavarësinë e të ashtuquajturve Kosova. Ai vendim është marrë kur Serbia kishte një qeveri të përkushtuar për integrim evropian dhe ishte anëtare e plotë e të gjitha organizatave ndërkombëtare”, tha ai.
Më pas Vuçiç shtoi se në Kosovë e Metohi po ushtrohet dhunë ndaj serbëve nga që ai i quajti separatistët të Albin Kurtit. Sipas tij cinizmi i regjimit të Kurtit shkon deri aty, saqë edhe pse BE-ja dhe Amerika kanë lëshuar një deklaratë ku dënojnë dhunën e autoriteteve në Prishtinë, numri i sulmeve ndaj serbëve rritet.
“Vetëm javën e kaluar Aljbin Kurti tha në Bruksel se serbët do të paguajnë dhe do të vuajnë. A është e mundur të bëhet një tallje më e keqe me njerëzimin dhe rendin ndërkombëtar. Vetëm një ditë më vonë, pikërisht tani, u mor një kontingjent i ri serb, i arrestuar në fushatën e tij të terrorit. Millosh dhe Stefan Stojanoviç, djem serbë, u qëlluan në prag të Krishtlindjeve nga pjesëtarë të paligjshëm të forcave të sigurisë. Edhe pse të gjithë e dinë se vetë ekzistenca e KBS është e paligjshme sipas Rezolutës 1244. Ndalimi i votimit për serbët, bllokada ekonomike, kjo është pjesë e përditshmërisë së trishtë për serbët”, tha Vuçiç.
Ndër të tjera ai foli dhe për formimin e Asociacionit, teksa shtoi se edhe një dekadë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, Prishtina nuk ka mundësuar formimin e tyre.
“Mosbalancimi me të cilin Serbia duhet të dorëzohet përgjithmonë nuk çon në zgjidhje. Biseda me Kurtin është më shumë monolog sesa dialog. Është e vështirë të shpjegohet pse më shumë se 10 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, ZSO nuk u krijua. Serbia është në rrugën evropiane, e gatshme për të ndryshuar dhe e gatshme për reforma. Ne kemi marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe besoj se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të mira”, tha presidenti.
Lini një Përgjigje