TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2026, 06:52

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, mbi 39 viktima si pasojë e përplasjes së trenave; si ndodhi tragjedia

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, mbi 39 viktima si pasojë e
Pamje nga aksidenti tragjik në Spanjë

Iryo, një kompani private hekurudhore që operoi udhëtimin nga Malaga, tha se rreth 300 pasagjerë ishin në bordin e trenit që doli i pari nga shinat, ndërsa treni tjetër, i operuar nga firma shtetërore Renfe, kishte rreth 100 pasagjerë...

Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik në Spanjë, ku dy trena u përplasën mes tyre, mbrëmjen e së dielës.

Fillimisht u raportua për 24 viktima, por me kalimin e orëve bilanci është rënduar duke e çuar numrin e të vdekurve në 39, ndërsa sipas autoriteteve shifra mund të rritet edhe më tej.

Aksidenti ndodhi rreth 10 minuta pasi Iryo u nis nga Malaga në orën 6:40 të mbrëmjes (17:40 GMT).

Ministria e Brendshme spanjolle tha të hënën se numri i të vdekurve ishte rritur në 39.

Sipas autoriteteve, 73 persona u plagosën, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftoi Presidenti i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, duke shtuar se ekipet mjekësore kishin trajtuar 170 persona të tjerë për lëndime të lehta në një spital fushor, sipas transmetuesit publik RTVE.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:40 sipas orës lokale (18:40 GMT) kur një tren që udhëtonte nga Malaga për në Madrid doli nga shinat pranë Adamuz, Cordoba, dhe u fut në një shinë ngjitur.

Autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve mund të rritet në përplasjen më të keqe hekurudhore në Spanjë në më shumë se një dekadë.

Vagonët e një treni që shkonte në Madrid dolën nga shinat dhe kaluan në anën e kundërt, duke u përplasur me një tren që vinte përballë në Adamuz, pranë qytetit të Kordobës.

Në të dy trenat ishin 400 pasagjerë dhe stafet, thanë rrjetet hekurudhore. Të paktën 24 persona u plagosën rëndë në përplasje, përfshirë katër fëmijë, sipas shërbimeve të emergjencës së Andaluzisë.

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e përshkroi incidentin si "jashtëzakonisht të çuditshëm", ndërsa zyrtarët nisën një hetim.

Të gjithë ekspertët e hekurudhave të konsultuar nga qeveria "janë jashtëzakonisht të hutuar nga aksidenti", u tha Puente gazetarëve në Madrid.

Operatori i rrjetit hekurudhor Adif tha se përplasja ndodhi rreth dhjetë minuta pasi treni u nis nga Malaga në orën 18:40 sipas kohës lokale (17:40 GMT) duke u drejtuar për në Madrid.

Lloji i trenit të përfshirë në aksident ishte një Freccia 1000, i cili mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 400 km/orë (250 mph), tha për agjencinë e lajmeve Reuters një zëdhënës i kompanisë hekurudhore italiane Ferrovie dello Stato.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, mbi 39 viktima si pasojë e

Shefi i zjarrfikësve të Kordobës, Francisco Carmona, i tha transmetuesit publik spanjoll RTVE: " na është dashur të nxjerrim një person të vdekur për të qenë në gjendje të arrijmë te dikush i gjallë. Është një punë e vështirë dhe e ndërlikuar."

Salvador Jimenez, një gazetar i RTVE i cili ishte në një nga trenat, tha se impakti u ndje si një "tërmet".

"Isha në vagonin e parë. Pati një moment kur u ndje si një tërmet dhe treni me të vërtetë doli nga shinat", tha Jimenez.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa vagona treni që ishin përmbysur anash. Punonjësit e shpëtimit mund të shihen duke u ngjitur në tren për të nxjerrë njerëzit nga dyert dhe dritaret e trenit të shtrembëruara.

Të gjitha shërbimet hekurudhore midis Madridit dhe Andaluzisë u pezulluan pas aksidentit dhe pritet të mbeten të mbyllura gjatë gjithë ditës së hënë.

Iryo, një kompani private hekurudhore që operoi udhëtimin nga Malaga, tha se rreth 300 pasagjerë ishin në bordin e trenit që doli i pari nga shinat, ndërsa treni tjetër, i operuar nga firma shtetërore Renfe, kishte rreth 100 pasagjerë.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, mbi 39 viktima si pasojë e

Shkaku zyrtar nuk dihet ende. Sipas ministrit të transportit, nuk pritet që të ketë hetime për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur për të paktën një muaj.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se vendi do të kalojë një “natë dhimbjeje të thellë”.

Kryebashkiaku i Adamuzit, Rafael Moreno, ishte një nga të parët që mbërriti në vendin e aksidentit, duke e përshkruar atë si "një makth".

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, mbi 39 viktima si pasojë e

Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia thanë se po e ndiqnin lajmin për katastrofën me "shqetësim të madh".

“U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta të afërmve dhe të dashurve të të ndjerëve, si dhe dashurinë dhe urimet tona për shërim të shpejtë të plagosurve”, tha pallati mbretëror në X.

Agjencia e emergjencave në rajonin e Andaluzisë u bëri thirrje të gjithë të mbijetuarve të aksidentit të kontaktojnë familjet e tyre ose të shkruajnë në rrjetet sociale nëse janë gjallë.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, mbi 39 viktima si pasojë e

Në vitin 2013, Spanja pësoi aksidentin më të keq të trenave me shpejtësi të lartë në Galicia, në veriperëndim të Spanjës, ku humbën jetën 80 persona dhe u plagosën 140 të tjerë.

Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë i Spanjës është i dyti më i madh në botë, pas Kinës, duke lidhur më shumë se 50 qytete në të gjithë vendin. Të dhënat e Adif tregojnë se hekurudha spanjolle është më shumë se 4,000 km e gjatë (2,485 milje). /Pamfleti/

aksidenti spanje viktima trena

Lini një Përgjigje