
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen e “HafenCity” të Hamburgut, sipas raportimit të mediave gjermane.
Sipas raportimeve, të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur pasi skela ku ata po punonin në një kantier të madh ndërtimi në Hamburg, u rrëzua.
Pesë punëtorët po punonin në një bosht ashensori. 700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia.
Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 09:10 me orën gjermane dhe punëtorët kanë evakuuar kantierin e ndërtimit “Chicagostrasse”, transmeton “Focus” i Gjermanisë.
Sipas gazetës gjermane "Bild", në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca dhe ekipe shpëtimi. Sipas informacioneve të para, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.
Pronari i kompanisë shumëkombëshe Unibail-Rodamco-Westfield, foli për ngjarjen duke e cilësuar një “aksident tragjik”.
Kompania, e specializuar në menaxhimin, promovimin dhe investimin në qendra të mëdha tregtare, shpreh “mbështetjen e saj për forcat e shpëtimit dhe po punon me autoritetet”, thuhet në një deklaratë.
“Shpëtimi po rezulton të jetë shumë i vështirë”, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve për gazetën Hamburger Morgenpost, për shkak të elementeve komplekse të skelave që e bëjnë të rrezikshme ndërhyrjen e epikeve.
Policia ka rrethuar vendin e aksidentit dhe në vendngjarje ka mbërritur një helikopter shpëtimi dhe disa autoambulanca për të transportuar të plagosurit.
Lini një Përgjigje