TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 09:45

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën një 15-vjeçar; plagosen tre persona të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën një 15-vjeçar;

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, teksa ka humbur jetën një 15-vjeçar.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 07:00, në rrugën Iasmou në zonën e Fylit.

Sipas autoriteteve dhe mediave greke, një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, një tjetër ka pësuar dëmtim të gjymtyrëve të poshtme, ndërsa personi i tretë ka marrë lëndime të lehta.

Shërbimi Mjekësor i Urgjencës reagoi menjëherë, duke dërguar katër autoambulanca, përfshirë një Njësi Mjekësore Lëvizëse. Dy nga të plagosurit u transportuan në spitalin “Attiko” dhe dy të tjerët në “Evangelismos”.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal.

Lini një Përgjigje