
Një 49-vjeçar është qëlluar për vdekje nga një person i panjohur në një dyqan furrë buke dhe pastiçeri, në Milano të Italisë, ndërsa miku i tij është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, sulmi ndodhi vonë të shtunën pasdite në Piazzale Gambara.
Sipas një raporti të SKY TG24, dy ukrainas (49 dhe 26 vjeç) hynë në dyqan për të marrë diçka për të ngrënë.
Dyshohet se autori ishte duke i ndjekur dhe, sapo shitësi është larguar për të sjellë porosinë, ka qëlluar dy personat dhe më pas është larguar.
49-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 26-vjeçari është dërguar në spitalin San Carlo në gjendje kritike për jetën.
Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin, i cili është në kërkim.
Sparatoria in un panificio a Milano in piazzale Gambara: un morto e un ferito grave. In fuga il killer pic.twitter.com/4ffNbyrHzX
— Local Team (@localteamit) February 15, 2025
Lini një Përgjigje