TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2024, 22:51

“Ajo është komuniste”, Elon Musk shpërthen në kritika ndaj Kamala Harris!

Shkruar nga Pamfleti

“Ajo është komuniste”, Elon Musk shpërthen në

Pronari i kompanisë Teslas, platformës “X” dhe Starlink, miliarderi Elon Musk ka shpërthyer në kritika ndaj kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris.

Me anët të një postimi në rrjetin social që ai zotëron, Musk shpërndau një video të Harris, e cila në terma të përgjithshëm flet për ndërtimin e një shoqëri marksiste. Bazuar në këtë video Muske e ka cilësuar Kamala Harris, si “komuniste”.

Kamala literalisht është një komuniste. Ajo nuk dëshiron thjesht mundësi të barabarta, por rezultate të barabarta”, ka shkruar Musk në llogarinë e tij në X.

“Ajo është komuniste”, Elon Musk shpërthen në

Kujtojmë se Musk shpesh herë përfshihet në debate politike në platformën e tij. Në[ këtë fushatë ai është shprehur hapur si mbështetës i Donald Trump. Në një intervistë të fundit ai tregoi se ishte një Demokrat dikur, por kishte ndryshuar qëndrim pasi ideologjia e të majtës në mbështetje të LGBTQI+ bëri që djali i tij të manipulohej për të ndërruar gjini.

Lini një Përgjigje