TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2024, 13:00

'Ajo e paaftë nuk mund ta mundë Trump', zbardhen prapaskenat pse Obama kundërshton kandidaturën e Harris për presidente

Shkruar nga Pamfleti
'Ajo e paaftë nuk mund ta mundë Trump', zbardhen prapaskenat
Obama, Biden dhe Harris

Ish-presidenti Barack Obama nuk e ka mbështetur ofertën presidenciale të Kamala Harris sepse ai nuk mendon se ajo mund ta mposht Donald Trump.

Arsyeja u bë publike nga media amerikane New York Post e cila i referohet një burimi të afërt me familjen Biden.

Pas tërheqjes së Joe Biden nga gara  të dielën dhe kandidimit të menjëhershëm të zëvendëspresidentes, shumica e elitës demokrate në SHBA u renditën pa humbur kohë në krah të harris.

Por Obama bëri një pozicionim të dukshëm, duke mos i dhënë mbështetjen për kandidaturën e zëvendëspresidentes.

“Obama është shumë i mërzitur sepse e di që ajo nuk mund të fitojë”, tha burimi i familjes Biden për The Post.

“Obama e di se ajo është thjesht e paaftë – “cari” i kufirit që nuk e vizitoi kurrë kufirin, duke thënë se të gjithë emigrantët duhet të kenë sigurim shëndetësor. Kur konkurroni për president, ka gjëra që mund dhe nuk mund t’i thuash.”- shtoi burimi.

Pas rrëzimit të Bidenit, Obama donte senatorin e Arizonës dhe ish-astronautin Mark Kelly “në krye” kur Konventa Kombëtare Demokratike të mbahet muajin e ardhshëm.

Obama është "i zemëruar", gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ai priste, prandaj ai nuk po i bashkohet mbështetjes së Harris nga Partia Demokratike, shtoi burimi i Biden.

Një tjetër burim demokrat i mirë-vendosur tha: “Befasimi i Obamës nga një vendim i zgjuar politik në fakt ka kuptim kur shoqërohet me paaftësinë e tij personale për të parë politikën përtej interesave të tij të veçanta dhe të menjëhershme.

“Obama gjithmonë mendon se është djali më i zgjuar dhe më i lezetshëm në dhomë. Në fund të fundit, ai është mik me George Clooney.”

Ndërkohë Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një brezi të ri, ndërsa u shpjegoi amerikanëve largimin e tij të papritur nga gara presidenciale gjatë një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës nga Shtëpia e Bardhë pas një karriere politike mbi 50-vjeçare.

“Unë e nderoj këtë zyrë”, tha Presidenti Biden. “Por unë e dua më shumë vendin tim”.

81-vjeçari Biden, hodhi poshtë trysninë disa javore të demokratëve për t’u tërhequr nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas debatit katastrofik të 27 qershorit. Gjatë një interviste pas debatit ai tha se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë të tërhiqet nga gara.

“Kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj stafetën një brezi të ri. Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, tha Presidenti Biden në fjalimin drejtuar vendit.

Presidenti Biden e mori vendimin disa ditë pasi shqyrtoi parashikimet e sondazheve se ai mund të humbiste përballë republikanit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit dhe të dëmtonte edhe shanset e fitores së zgjedhjeve të ligjvënësve demokratë.

obama

Lini një Përgjigje