TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2024, 15:05

Si teatri politik po ndihmon 'agjencitë sekrete' të sundojnë SHBA-në

Shkruar nga John Whitehead

Si teatri politik po ndihmon 'agjencitë sekrete' të

Pra pavarësisht se kush i fiton këto zgjedhje, mund të jeni të sigurt se shefi i ri do të jetë i njëjtë me shefin e vjetër dhe ne - shtresa përherë e nënshtruar në Amerikë - do të vazhdojmë të jemi të detyruar të marshojmë në një hap me shtetin policor në të gjitha çështjet, publike dhe private.

Një atentat i dështuar ndaj një kandidati presidencial. Një president aktual që tërhiqet në momentet e fundit nga gara për mandatin e dytë. Një gjyqësor i politizuar, i cili nuk arrin t’i mbajë nën kontroll pushtetet që janë përgjegjëse ndaj shtetit të së drejtës. Një botë në luftë. Një komb në trazira.

Kështu duket kaosi i kontrolluar. Zgjedhjet e këtij viti, se cila kukull e korporatave të mëdha duhet të zaptojë Shtëpinë e Bardhë, janë shndërruar shumë shpejt në një leksion se Deep State (Shteti i Thellë) krijon enkas një krizë për të mbajtur veten në pushtet. Dhe mos u kapni aq shumë pas shfaqjes në dukje, pasi kështu humbisni atë që është e vërtetë.

Kjo seri e pafund devijimesh, shpërqendrimesh dhe dramash politike, është loja mashtruese më e vjetër. Janë dredhitë e prestigjatorëve, ato që ju mbajnë të fokusuar tek loja me guacka, ndërsa ju vjedhin portofolin nga xhepi. Sot jemi në një situatë të ngjashme me zjarrin e Reichstagut.

Ishte shkurti i vitit 1933, një muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, ku nazistët sapo kishin marrë pushtetin, por nuk kishin një shumicë absolute dhe vareshin nga partitë e tjera. Ndaj stisën një mënyrë për ta arritur atë. Si fillim u infiltruar në polici. Pastaj Hitleri i shtoi trupat e tij paramilitare për të vepruar si “policë ndihmës”.

Në kohën kur një zjarrvënës (që pretendonte se po punonte për komunistët, me shpresën për të nxitur një revoltë të armatosur) i vuri zjarrin Reichstagut, ndërtesës së parlamentit gjerman, qytetarët donin me çdo kush një rikthim tek ligj dhe rendi. Dhe kaq u desh: Hitleri e përdori përpjekjen për “grusht shteti” si një justifikim për të shpallur ligjin ushtarak dhe për të kapur pushtetin absolut në Gjermani, duke u bërë diktator me mbështetjen e popullit.

Kthehemi në aktualitet dhe çfarë shohim? Një popull të pakënaqur, një qeveri të shkëputur nga hallet e tij, dhe një Shtet të Thellë që dëshiron të qëndrojë me çdo kusht në pushtet. Atëherë, çfarë ndodh? Gjërat funksionojnë njëlloj në çdo moshë. Kështu fiton shteti policor, pavarësisht se cili kandidat zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe e dini kush do të humbasë? Çdo njeri prej amerikanëve. Tek e fundit, politika sot në SHBA nuk ka të bëjë me republikanët dhe demokratët. As me abortin, kujdesin shëndetësor, taksat më të larta, emigracionin, apo ndonjë nga fjalët e tjera që janë bërë slogane të fushatës për individët që zotërojnë artin për t’u thënë amerikanëve saktësisht atë që duan të dëgjojnë. Politika sot ka të bëjë vetëm me një gjë: ruajtjen e status quo-së midis kontrollorëve (politikanët, burokratët dhe elita e korporatave) dhe të kontrolluarve (tatimpaguesve).

Në fakt, s’ka rëndësi se si i quani - 1 përqindëshi, elita, kontrollorët, organizatorët, qeveria hije, shteti policor, shteti mbikëqyrës, kompleksi industrial ushtarak - për sa kohë që e kuptoni se pavarësisht se cila parti do të zërë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, është burokracia e pazgjedhur me votë, ajo që e drejton realisht këtë vend, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Pra pavarësisht se kush i fiton këto zgjedhje, mund të jeni të sigurt se shefi i ri do të jetë i njëjtë me shefin e vjetër dhe ne - shtresa përherë e nënshtruar në Amerikë - do të vazhdojmë të jemi të detyruar të marshojmë në një hap me shtetin policor në të gjitha çështjet, publike dhe private.

Më poshtë lexoni disa fakte kthjelluese dhe kundër një mbidoze njoftimesh të fushatës, premtimeve të mëdha dhe ndjenjave të pakuptimta patriotike, që na çojnë sërish në të njëjtën qeli.

Së pari, sipas një studimi shkencor nga studiuesit e Universitetit Printon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë demokracia siç pretendohet të jenë, por më tepër një oligarki, në të cilën “elitat ekonomike dhe grupet e organizuara që përfaqësojnë interesat e biznesit, kanë ndikime të konsiderueshme të pavarura në politikën e qeverisë amerikane”.

Së dyti, pavarësisht se numri i krimeve të dhunshme në vend ka rënë ndjeshëm, shkalla më e ulët në 60 vjet, vazhdon të rritet numri i amerikanëve që  burgosen për krime jo të dhunshme, si drejtimi i makinës me patentën e pezulluar.

Së treti, për shkak të klasifikimit të mbi 4.500 krimeve federale dhe mbi 400.000 rregullave  dhe rregulloreve, një amerikan mesatar në fakt kryen 3 krime në ditë, edhe pa e ditur këtë. Profesorit të së drejtës John Baker thotë: Në SHBA, s’ka asnjë njeri mbi 18 vjeç që të mos jetë i paditur për ndonjë krim federal”.

Së katërti, edhe pse kemi 38 milionë amerikanë që jetojnë në ose nën kufirin e varfërisë, 13 milionë fëmijë që jetojnë në familje pa qasjen e duhur tek ushqim dhe 1.2 milionë veteranë që mbështeten tek tallonat, shuma të mëdha parash nga taksapaguesit vazhdojnë të shpenzohen mbi  programet e kota, të cilat që bëjnë pak për të përmirësuar gjendjen e atyre në nevojë.

Së pesti, që nga viti 2001 amerikanët kanë shpenzuar  93 milionë dollarë çdo orë për koston totale të të ashtuquajturës luftë kundër terrorit.

Së gjashti, vlerësohet se 5 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara, kanë pasur të paktën një prind në burg, shtetëror apo federal, për shkak të një game të gjerë faktorësh që variojnë nga mbi-kriminalizimi tek bastisjet e papritura në familje, deri tek ndalesat e gabuara në anë të rrugës.

Së shtati, sipas një sondazhi të Gallup, amerikanët besojnë më shumë te ushtria dhe policia,  sesa te ndonjë nga tre degët e qeverisë.

Së teti, të paktën 400- 500 njerëz të pafajshëm vriten çdo vit nga oficerët e policisë. Sot amerikanët kanë 8 herë më shumë gjasa të vdesin gjatë një përballje me policinë, sesa të vriten nga një terrorist.

Së nënti, mesatarisht çdo ditë mbi 100 amerikanë bastisen në shtëpitë e tyre nga ekipet e forcave speciale SËAT, dhe shumica e tyre janë thjesht për një shërbim garancie.

Së dhjeti, ne tani kemi një degë të katërt të qeverisë:shtetin mbikëqyrës. Ajo u krijua pa asnjë mandat elektoral apo referendum kushtetues. Megjithatë zotëron superfuqi, mbi dhe përtej atyre të çdo agjencie tjetër qeveritare, përveç ushtrisë. Ky shtet është i gjithëdijshëm, i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm.

Ai funksionon përtej kufizimeve të presidentit, Kongresit dhe gjykatave, dhe marshon në një hap me elitën e korporatave që diktojnë zhvillimin e gjërave në Uashington. Ndërkohë, amerikanët nuk dinë pothuajse asgjë mbi historinë e tyre apo si funksionon qeveria e tyre.

Në fakt, sipas një studimi të Qendrës Kombëtare të Kushtetutës, 41 për qind e amerikanëve “nuk janë të vetëdijshëm se ekzistojnë 3 degë të qeverisë, dhe 62 për qind nuk mund t’i përmendin dot ato”. Vetëm 6 në çdo 100 amerikanë, e dinë se kanë të drejtën kushtetuese për të kërkuar llogari nga qeveria për keq-bërje, siç garantohet nga klauzola e së drejtës për peticion e Amendamentit të Parë.

Dhe fakti ndoshta më shqetësues nga të gjithë është ky: ia kemi dorëzuar kontrollin e qeverisë dhe jetën tonë burokratëve pa fytyrë, të cilët na shohin si pak a shumë si bagëti për t’u edukuar, damkosur me një numër, therur dhe shitur për përfitime.

Siç e bëj të qartë në librin tim “Lufta ndaj popullit amerikan”, nëse do të ketë ndonjë shpresë për të rivendosur liritë tona dhe për të rifituar kontrollin mbi qeverinë tonë, ajo nuk do të varet nga politikanët, por nga vetë populli. Një gjë është e sigurt:rituali periodik i votimit, nuk do ta çojë përpara lirinë./Përshtati "Pamfleti", nga “Eurasia Riview”

Shënim: John W.Whitehead, avokat dhe aktivist i të drejtave të njeriut dhe kulturës popullore. Ai është themelues dhe drejtues i Institutit Rutherford.

teater politik shba sundim

Lini një Përgjigje