TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2024, 10:52

Soros vs Musk, sfida tjetër për në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Luca Bianco
Soros vs Musk, sfida tjetër për në Shtëpinë e
George Soros dhe Elon Musk

“Më thuaj cilin mbështet, dhe unë do të të them se kush je”- shkroi në rrjetet sociale Matteo Salvini, duke postuar një foto të Kamalës së bashku me Alex Soros, duke vendosur mbi të fytyrën e spekulantit të famshëm në botën e financave, tashmë në një moshë të thyer.

Një fat i përbashkët: të dy miliarderë dhe që të dy emigruan në Shtetet e Bashkuara nga përtej oqeanit, për t’u natyralizuar më vonë si amerikanë (pasi fituan shumë para). Por në planin politik, dy sponsorët e mëdhenj të Donald Trump dhe Kamala Harris, përkatësisht Elon Musk dhe George Soros, nuk mund të ishin më të kundërt se sa kaq.

Pas tërheqjes nga gara të Joe Biden dhe mbështetjes së zëvendëses nga ky i fundit, nisën të lëvizin edhe donatorët e mëdhenj progresistë (republikanët ishin tashmë të elektrizuar nga rritja e Trump në sondazhe javët e fundit). Ndër të parët që reaguan vetëm pak minuta pas letrës së Joe, ishte djali dhe trashëgimtari i financierit 92-vjeçar me origjinë hungareze, Alex Soros.

Ai u rreshtua menjëherë në krah të kandidaturës së zv/presidentes. Brenda pak orësh, mijëra të tjerë ndoqën shembullin e tij. Kështu, Harris mblodhi 46 milionë dollarë donacione në vetëm 7 orë. Mesatarja ditore e Biden ishte 6 milionë dollarë. Megjithatë lëvizja e Soros, i hap rrugën spekulimeve konspirative rreth tij që janë tashmë tradicionale.

Duke u nisur pikërisht nga ato të Musk. “Më thuaj cilin mbështet, dhe unë do të të them se kush je”- shkroi në rrjetet sociale Matteo Salvini, duke postuar një foto të Kamalës së bashku me Alex Soros, duke vendosur mbi të fytyrën e spekulantit të famshëm në botën e financave, tashmë në një moshë të thyer.

George Soros bëri bujë në fillim të viteve 1990, kur brenda një nate vuri bast kundër liretës italiane, ​​duke bërë që vlera e saj të binte me disa për qind. Në vitet në vijim, biznesmeni hebre, i lindur në Hungari, por emigruar në Shtetet e Bashkuara që në moshë të re, u vendos në kryesor qendër të teorive të ndryshme konspirative dhe fushatave të antisemitizmit.

Ato nxiten edhe nga qindra milionë dollarët e investuar çdo vit prej tij për të mbështetur iniciativat progresiste “të qendrës së majtë” (siç e pranon edhe djali i trashëgimtarit). Ndër subjektet e financuara nga Soros, janë edhe disa OJQ, të cilat prej vitesh po shpëtojnë emigrantët, që përpiqen të vijnë në Evropës përmes detit Mesdhe.

Prej kësaj ndihme burojnë edhe sulmet ciklike të liderit të Legas në Itali. Edhe Elon Musk është në të njëjtën linjë me Salvinin. Miliarderi afrikano-jugor, pronar i Tesla-s dhe SpaceX-it, e ka ndërthurur disa herë rolin e biznesmenit me atë të filantropit.

Gjatë blerjes së Twitter - më vonë u quajt X - në vitin 2022, disa media raportuan se George Soros ishte gati të mobilizonte fonde alternative për të shpëtuar rrjetin social nga “delet e zeza” të Silicon Valley. Frika ishte më shumë e natyrës politike: Musk do t’i rihapte dyert e mediave sociale për të gjithë plejadën e analistëve dhe ndikuesve nga bota republikane dhe Trumpiane.

Në fakt, ndër aktet e para të X, ishte zhbllokimi i profilit të ish-presidentit amerikan, i pezulluar për një kohë të pacaktuar me akuzën e nxitjes së sulmit të një turme në Capitol Hill në vitin 2021. Ndërsa Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i Soros-  që i është nënshtruar kufizimeve të forta në Hungari nga qeveria e Viktor Orban - e mbështeti shpëtimin e emigrantëve që u rrezikohej jeta në det, Musk shfaqej në kufirin e SHBA-së me Meksikën, me një kapelë kauboji, teksa në sfond ishin dhjetëra emigrantë të ulur përtokë dhe të lidhur me njëri-tjetrin.

Ky duel vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023. Në maj, fondacioni i Soros i shiti aksionet e tij në kompaninë Tesla, një akt që e zemëroi Musk (edhe pse Soros kishte vetëm 16 milionë dollarë aksione nga një total prej disa qindra miliarda dollarë). “Soros më kujton Magneton. Ai e urren njerëzimin”-shkroi Elon në X, duke e krahasuar rivalin e tij me mutantin dhe antiheroin e serisë Marvel, i cili “lufton për t’i ndihmuar mutantët të zëvendësojnë njerëzit si specie dominuese”.

Në kundërpërgjigje ndaj komenteve kritike, miliarderi afrikano-jugor nuk ishte aspak i shqetësuar për ringjalljen e teorive të vjetra antisemite:”Soros e urren njerëzimin dhe dëshiron të gërryejë vetë strukturën e tij”. Për ata që kërkuan prova, përgjigjja e tij ishte:”Kërkojini dhe unë do t’ua jap”, por pa e mbajtur këtë premtim.

Ndërkohë në nëntor 2023, pati një postim të ri nga pronari i Tesla-s, ose më saktë një ri-postim të një raportimi konspirativ, sipas të cilit zbarkimet e shumta që ndodhën ato javë në Lampedusa të Italisë, ishin rezultat i një plani të Soros që synon “pushtimin”.

Këto ditë, një kapitull i ri duket se do t’i shtohet grindjes mes dy miliarderëve, qoftë edhe nëpërmjet të tretëve. Premtimi i Musk për të financuar fushatën elektorale të kandidatit republikan me një angazhim prej 45 milionë dollarësh në muaj, nga tani deri në nëntor, ishte lajmi kryesor i disa ditëve më parë.

Elon u afrua gradualisht me Trump gjatë këtij viti. Së pari falë njerëzve me pozitë pranë tij, guvernatorit të Floridës dhe rivalit të ish-presidentit në zgjedhjet paraprake republikane, Ron DeSantis. Më pas javën e kaluar, me zgjedhjen nga Donald të J.D.Vance si kandidat për zv/president.

Senatori nga Ohio, është shumë pranë një bote teknologjike konservatore, duke filluar me ish-partnerin e Musk në PayPal, Peter Thiel, udhëheqës i Silicon Valley i cili bën nuk e sheh veten tek vlerat progresiste. Dëshmi e kësaj përplasjeje është mbështetja absolute, e shpallur orët e fundit edhe nga Reid Hoffman, kreu i LinkedIn dhe një donator i madh i demokratëve, për kandidaturën e Kamala Harris.

Mbështetja e patundur për Kamalën nga emra të mëdhenj të biznesit, të cilët pjesërisht i kishin hequr dorë nga mbështetja e Joe Biden javët e fundit, ka rigjallëruar mbledhjen e fondeve për demokratët. Sipas NYT në mesin e donatorëve të mëdhenj demokratë, dallohen disa emra të mëdhenj të Wall Street, të cilët thonë se janë gati të mbështesin Harris, me kushtin që si zëvendës i saj të zgjidhet një emër “më i moderuar”.

Këtë thotë për shembull edhe Vinod Khosla, një miliarder progresist, i aftë të mbledhë miliona dollarë çdo muaj për Komitetin Demokratik së bashku me partnerët e tij në biznes. Madje ai sugjeron edhe emrin:guvernatorin e Pensilvanisë Josh Shapiro, apo atë të Michigan, Gretchen Whitmer.

Emra me profil të lartë, që mund të mbledhin shumë vota në shtetet e Mes-Perëndimit, rajoni më vendimtar për zgjedhjet presidenciale. Aty ka shumë shtete të lëkundura, që sipas sondazheve janë të pasigurta se nga mund të anojnë këtë herë.

Pra në Wall Street, dhe para së gjithash Soros, e dinë se Harris mund të ringjallë shanset për një fitore ndaj Trump. Por e dinë gjithashtu se për të fituar mbështetjen e votuesve vërtet vendimtarë, do të nevojitet diçka më shumë. Vetë mandati po përpiqet të sigurojë mbështetjen ndaj Harris të botës së lartë të financës, duke përmendur emrin e kreut të J.P.Morgan Jamie Dimon si një Sekretar të mundshëm të Thesarit në administratën e re të demokratëve.

Shtatë vjet më parë, Trump vendosi në krye të financave federale një tjetër bankier, Steven Mnuchin nga Goldman. Ndërkohë Musk pëlqehen nga baza e republikanëve, por aspak në Wall Street (dhe për rrjedhojë nga shumë donatorë republikanë)./Përshtati "Pamfleti", nga “Huffington Post Italia”

soros vs musk sfida shtepia e bardhe

Lini një Përgjigje