TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Korrik 2024, 09:32

“Kokosi, muzika dhe fushata virale”, Kamala Harris 'pushton' rrjetet sociale pas dorëheqjes së Biden

Shkruar nga Pamfleti
“Kokosi, muzika dhe fushata virale”, Kamala Harris
Kamala Harris

Në ditët që kanë kaluar që nga shpallja e kandidaturës së Kamala Harrisit për presidente amerikane, të rinjtë anembanë SHBA-së kanë pasur shumë për të shpjeguar.

Mediat sociale ‘shpërthyen’ kur presidenti amerikan, Joe Biden dha lajmin për përfundimin e garës për president të SHBA-së dhe përkrahi kandidaturën e zëvendëspresidentes, Kamala Harris. Dhe në orët që pasuan, kampi i fushatës së Harrisit u mbush me plotë entuziazëm.

Llogaria e fushatës Biden-Harris në platformë X ndryshoi emrin në KamalaHQ, duke përdorur mbështetjen e dukshme të superyllit britanik të muzikës Pop, Charli XCX për ta shfrytëzuar si mjet identifikues (në mënyrë të ngjashme me ngjyrë të gjelbër).

Ndërsa largimi i papritur i presidentit dhe ngritja e mëvonshme e Harrisit kanë injektuar pasiguri në zgjedhje, por përdoruesit e mediave sociale, veçanërisht të rinjtë, janë magjepsur. Por, është e paqartë nëse entuziazmi i sapogjetur do të ndihmojë në angazhimin e votuesve më të rinj, një grup kyç për demokratët në muajin nëntor dhe nëse momentumi politik do të vazhdojë.

Deri më tani, stuhia në internet ka rezultuar e frytshme – fushata ka mbledhur më shumë se 100 milionë dollarë në afërsisht dy ditë që kur presidenti vendosi të tërhiqej – fushata tërhoqi më shumë se 44 mijë gra vullnetare me ngjyrë dhe rekrutoi rreth 58 mijë vullnetarë të rinj.

Kokosi, brat dhe momentet online

Republikanët kanë përdorur prej kohësh disa video të gabimeve verbale të Harrisit ose intervistave të vështira të saj. Por në javët e fundit, mbështetësit kanë përdorur të njëjtat video për ta pikturuar atë si të dashur, të këndshme dhe të sinqertë.

Në një video 59-vjeçarja shfaqet në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë duke treguar një anekdotë për nënën së saj.

“Ajo na thoshte, ‘Nuk e di se çfarë keni ju të rinjtë. Mendojeni sikur sapo keni rënë nga një palmë kokosi?”, tha Harris ndërsa qeshte. “Ju ekzistoni në kontekstin e gjithçkaje që jetoni dhe të asaj që ka ndodhur para jush”.

Por video – e transmetuar nga kritikuesit – është përqafuar nga mbështetësit e Harrisit, të cilët tani përdorin emoji të kokosit dhe pemës së palmës për të sinjalizuar besnikërinë e tyre në mediat sociale.

“Kur kundërshtari thotë diçka për ju, ju thjesht e merrni atë dhe e bëni për vete dhe në këtë formë ia keni hequr pushtetin atij”, tha Katherine Haenschen, profesoreshë e Universitetit Northeastern që hulumton efektin e komunikimeve digjitale në pjesëmarrjen e votuesve.

“Memet kanë rëndësi. Memet janë në fakt një mënyrë komplekse për të përcjellë informacionin te njerëzit”, tha ajo.

Mbështetja e dukshme e Charli XCX për Harrisin gjithashtu nxiti furinë në internet. Në orët e para pasi Biden e mbështeti Harrisin, këngëtari shkroi “Kamala is a brat” në platformën X, një referencë për albumin e ri të këngëtarit.

Haenschen tha se termi i referohet grave të kontradiktave, të cilat “mund të zgjedhin rrugën e tyre dhe ato mund të vendosin agjendën e tyre”.

Tweet-i, nga ana tjetër, u shikua 50 milionë herë deri të martën pasdite.

David Hogg, aktivist 24-vjeçar demokrat, i cili themeloi lëvizjen “Marshimi për Jetët Tona” pas të shtënave masive të vitit 2018 në shkollën e mesme në Parkland, Florida, ndau postimin.

“Ky tweet i vetëm mund të sjell shumë vota nga radhët e të rinjve dhe kjo nuk është e papërfillshme”, shkroi Hogg.

Do të arrijë më shumë tek të rinjtë sesa një reklamë në televizione prej një milion dollarësh, tha Annie Wu Henry, stratege politike digjitale që ka punuar në fushatat e demokratëve.

Nga më shumë se 300 video që fushata Biden-Harris ka publikuar në TikTok, tre videot e publikuara që kur Biden u largua kanë grumbulluar 20 për qind të pëlqimeve në të gjithë faqen, sipas Henryt.

kamala harris

Lini një Përgjigje