TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2026, 22:46

Agjenti federal vrau një grua në Mineapolis, Trump: Ishte akt vetëmbrojtjeje

Shkruar nga Pamfleti
Agjenti federal vrau një grua në Mineapolis, Trump: Ishte akt
Makina e qëlluar nga agjenti federal

Donald Trump komentoi incidentin që përfshinte vrasjen e një gruaje nga një agjent i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis, duke e përshkruar atë si "vetëmbrojtje".

Trump reagoi përmes Truth Social, ku theksoi: “sapo pashë videon e incidentit që ndodhi në Minneapolis, Minesota. Është e tmerrshme për t’u parë. Gruaja që po bërtiste ishte, padyshim, një protestuese profesioniste, dhe gruaja që drejtonte makinën ishte shumë e shqetësuar, pengoi, rezistoi dhe më pas drejtoi makinën me dhunë, qëllimisht dhe me egërsi drejt oficerit të ICE-së, i cili duket se e ka qëlluar për vetëmbrojtje. Bazuar në videon e bashkangjitur, është e vështirë të besohej se ai ishte gjallë, por tani ndodhet në spital. Situata po shqyrtohet në tërësi, por arsyeja pse po ndodhin këto incidente është sepse e majta radikale kërcënon, sulmon dhe shënjestron oficerët e zbatimit të ligjit dhe agjentët e ICE-së çdo ditë. Ata thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre, ta bëjnë Amerikën të sigurtë. Ne duhet të qëndrojmë pranë oficerëve të zbatimit të ligjit dhe t'i mbrojmë ata nga kjo lëvizje e majtë radikale e dhunës dhe urrejtjes!”.

Deklarata e presidentit vjen ndërsa autoritetet vazhdojnë të hetojnë rrethanat në të cilat agjenti përdori armën e tij, ndërsa incidenti ka shkaktuar reagime të forta në lidhje me përdorimin e forcës nga agjencitë ligjzbatuese në rastet e imigracionit.

Lini një Përgjigje