
Analisti Andi Bushati foli për mundësinë e përmbysjes së Edi Ramës, siç ndodhi me Viktor Orban në Hungari. Bushati tha se në Shqipëri ka elementë që janë më problematikë se në Hungari.
Sipas tij, lidhjet e krimit me shtetin është një faktor që e bënë të pa mundur largimin e Ramës me anë të zgjedhjeve. Bushati theksoi se kjo lidhje nuk ekzistonte në qeverisjen e Orbanit.
"Regjimet autoritariste të mbështetur në partinë shtet, gati e pamundur të munden me votë. Në këtë pikëpamje Hungaria bëri përjashtim. Jo vetëm Orban humbi me rezultat të thellë, por pranoi humbjen si demokrat i madh. Kjo shtron pyetjen, a mundet regjime të tilla të bien me votë? A mund ta marrim shembullin hungarez për të na dhënë shpresë për Shqipërinë? E kam vrarë mendjen shumë për këtë. Por ka disa gjëra që ndryshojnë nga regjimi i Orabn te i Ramës.
Orban ngriti regjim që e quanin demokracia iliberale, pra fiton me votë por shemb pushtetet e tjera. Por, edhe kritikët me të mëdhenj të Orban, askush nuk i ka bërë akuzën të lidhjes së politikës me krimin. Me krimin ekonomik të oligarkëve, por jo me krimin e organizuar. Diferenca është e madhe kur e krahasojmë me pushtetin në Shqipëri, që ka gjithë ato të Orban, parti-shtet, media, oligarkët, gjyqësorin, por ka një faktor plus, aleanca me krimin sidomos në zgjedhje. Pak më parë kishte në emision, u kap një grup bandit që kishte marrë tendera. E dyta, thatë atje vajti Vance, doli Trump, thoshin shërbimet e Moskës, por për interesat e veta, BE dhe pjesa liberale e Amerikës, bënë fushatë të fortë për opozitën hungareze. Në Shqipëri, fatkeqësisht deri tani, edhe faktorët e tjerë, të huajt, i kemi patur të renditur nga njëra anë. Në Hungari ndodhi mrekullia, por këtu ka shumë më tepër faktorë që nuk mund të ndodhë", deklaroi Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".
Cfare tarnanis ky i biri kriminelit Mehdi Bushati, hetues i MPB qe torturonte te arrestuarit me menyrat mer cnjerezore!? Si more qen b ire qeni kelysh krimineli Urbani nuk qenka kriminel qe nga nje shtepi kotec ka prona e ferma pa fund. Sorrollopi i Hysni Kapos kapardiseshin me veshjet me luksoze te botes kur populli nuk kishte buke te hante. Gelbaza si ky qen ne se marrin ne dore pushtet e rrjepin popullin se gjalli. Ne brezi qe e perjetuam ate kohe te veshtire, qofte me biografi "te mire" qofte me "te keqe" jetuam e mbijetuam se bashku qe te shihnim fundin tuaj e keta plehra kane dale siper lengut qe zjen si ajo shkuma e keqe qe hiqet se e prish gjellen. Keta i mesuan njerezit qe po te kesh pushtet behesh i pasur e perlan c'te duash e sot vazhdon morali i tyre. Popull, pse je kaq i dobet deri ne poshterim te vehtes. Ka qen mistrec, pellumb mistrec, zog mistrec, e njeri mistrec si puna e ketij. Ky eshte si dhia mistrece e i tha delja e urte, une ta shoh gjithe diten e ti ma pe njehere e ben namin. Vetingu duhej filluar qe nga keta qelbesira kur filloi gjoja demokracia. Populli humbi cdo gje, me toke, pune, pozite, dinjitet e mori rruget e shkerdhetit e keta birbot e birbove kendojne qe ne 5 te sabaut e te prishin gjumit duke te care menderen. Ky pleh paguhet nga dikush qe te turbulloje ujerat.