
Në Gaza, çdo ditë është një luftë për mbijetesë!
Pas rifillimit të luftimeve në mars 2025, Izraeli ka njoftuar se synon të kontrollojë 75% të Gazës brenda dy muajsh, duke detyruar rreth 2 milionë palestinezë të mblidhen në vetëm 25% të territorit. Lufta solli shkatërrimin e infrastrukturës civile dhe ka shkaktuar mbi 53,000 viktima palestineze.
Nga ana tjetër, Hamas ka humbur 60% të arsenalit të tij, por ka rifilluar përdorimin e taktikave guerile dhe ka rigjeneruar rrjetin e tij të tuneleve.
Kriza humanitare: Sëmundje dhe mjerim
Embargoja izraelite ka shkaktuar rritje të çmimeve të ushqimeve deri në 1,400%, duke çuar në një krizë ushqimore të rëndë. Më 25 prill, Programi Botëror i Ushqimit tha se kishte shpërndarë furnizimet e fundit, duke lënë mijëra njerëz pa ushqim. Sipas UNRWA, mbi 66,000 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja ndërsa të tjerë po vdesin urie.
Shkatërrimi i infrastrukturës mjedisore ka çuar në ndotje të ujërave dhe shpërthimin e sëmundjeve, duke rritur rrezikun për përhapjen e epidemive.
Populli kundër pushtuesve dhe udhëheqësve
Që nga 25 marsi, qytetarët e Gazës kanë protestuar masivisht kundër Hamasit, duke kërkuar fundin e luftës dhe largimin e udhëheqjes aktuale. Hamas ka reaguar ashpër pas kritikave të udhëheqësve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë lidhur me veprimet e Izraelit në Gaza.
E gjithë bota kundër luftës në Gaza
Në një samit të zhvilluar në Madrid më 25 maj, Spanja propozoi njohjen e shtetit palestinez dhe sanksione ndaj Izraelit për të ndaluar luftën. Këto masa përfshijnë pezullimin e marrëveshjes së asociimit me BE-në dhe ndalimin e shitjes së armëve.
Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur dëshirën për të përfunduar sa më shpejt luftën, por ka shmangur presionin direkt ndaj Izraelit. Në Gaza, çdo ditë është një luftë për mbijetesë. Populli palestinez është i shkatërruar, i braktisur dhe i harruar. Nëse bota vazhdon të heshtë, Gaza do të mbetet një plagë e hapur në zemrën e Lindjes së Mesme.
Lini një Përgjigje