Pasi e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin të çmendur për sulmet masive në të gjithë Ukrainën, Kremlini ka deklaruar se pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.
“Jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Sigurisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment, i cili shoqërohet me mbingarkesën emocionale”, tha zëdhënësi i Kremlinit, kur u pyet për komentet e Trump për Putinin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zemëruar gjithnjë e më shumë me presidentin rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të reja masive ruse ndaj Ukrainës.
Trump në reagimin për mediat përpara se të nisej nga Nju Xhersi për në Uashington me avionin presidencial Air Force One tha duke iu referuar Putinit se ai po qëllon me raketa qytetet dhe po vret njerëz, dhe kjo nuk më pëlqen aspak.”
Ndërkaq puna mbi propozimin e Rusisë për një marrëveshje të mundshme paqeje për luftën në Ukrainë po vijon por ende nuk është paraqitur një draft.
Lini një Përgjigje