Trump dhe nënpresidenti JD Vance thanë se armëpushimi ende mbetet në fuqi, pavarësisht “përplasjeve të vogla”.
Të paktën 65 persona janë vrarë që dje pasi Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat ushtarake të kryejnë sulme të reja në Gaza ndërsa akuzoi Hamasin për shkelje të marrëveshjes.
Ky veprim erdhi pasi dorëzimit të eshtrave të një tjetër pengu por rezultoi se nuk i përkisnin asnjërit prej atyre të 13-ve që mbahen aktualisht në enklavë, si dhe pas shkëmbimeve të zjarrit që ndodhën në Gazën jugore midis IDF-së dhe militantëve të grupit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbrojti sulmet e Izraelit duke thënë se ato ishin të justifikuara sepse, sipas tij, "ata vranë një ushtar izraelit", pa e përmendur Hamasin.
“Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet”, tha Trump duke u shprehur i bindur se armëpushimi nuk është në rrezik dhe se asgjë nuk do ta rrezikojë atë.
Izraeli tha se sulmet ishin përgjigje ndaj shkeljeve të marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Ministri izraelit i mbrojtjes akuzoi Hamasin për një sulm në jug të Gazës, ku u vra një ushtar izraelit.
Hamasi mohoi çdo lidhje me sulmin dhe tha se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit.
Sulmet goditën zona të banuara në qytetet Gaza, Beit Lahia, Bureij, Nuseirat dhe Khan Younis. Dëshmitarët raportuan “shtylla zjarri e tymi” që ngriheshin mbi ndërtesa të shkatërruara.
Në Gaza, 14 persona u gjetën të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë. Në kampin Bureij u vra një familje prej pesë anëtarësh.
Në Khan Younis, pesë të tjerë humbën jetën nga një sulm mbi një automjet. Qeveria izraelite tha se Hamas kishte “kaluar vijën e kuqe”, duke sulmuar ushtarët.
Hamasi akuzoi Izraelin për “shkelje flagrante të armëpushimit”.
Trump dhe nënpresidenti JD Vance thanë se armëpushimi ende mbetet në fuqi, pavarësisht “përplasjeve të vogla”.
Armëpushimi është pjesë e planit 20-pikësh të paqes në Gaza të propozuar nga SHBA-ja.
Që nga fillimi i luftës në tetor 2023, mbi 68,000 palestinezë janë vrarë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
-nese ka te drejte te hakmerret,ndaj kujt? ndaj femijeve,ndaj grave,pleqve,ndaj ketyre???? .........