TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Prill 2026, 22:22

15 vende europiane i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë operacionet ushtarake në Liban

Shkruar nga Pamfleti

15 vende europiane i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë

Ministrat e Jashtëm të 15 vendeve europiane i kanë bërë thirrje të fortë Izraelit që të ndalojë menjëherë veprimet e tij ushtarake në Liban dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit fqinj.

Në një deklaratë të përbashkët, Belgjika, Kroacia, Estonia, Finlanda, Islanda, Italia, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Moldavia, Norvegjia, Polonia, San Marino, Spanja dhe Suedia i bënë thirrje Izraelit që të pezullojnë menjëherë veprimet ushtarake

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit që të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve, si Hezbollahut ashtu edhe Izraelit, që të pezullojnë menjëherë veprimet ushtarake”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Deklarata paralajmëron se konflikti ka shkaktuar një krizë humanitare të rëndë: 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyrem, rreth 25% e popullsisë totale të Libanit.

Izraeli ka deklaruar se po kryen operacione ushtarake në Libanin jugor për të krijuar një zonë tampon sigurie kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani, i cili ka kryer sulme të përsëritura ndaj veriut të Izraelit.

libani izraeli 15 shtete

1 Komente

  1. M
    MINISTRI I IZRAELIT

    Ministrat e Jashtëm të 15 vendeve europiane i kanë bërë thirrje të fortë Izraelit që të ndalojë menjëherë veprimet e tij ushtarake në Liban dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit fqinj. LEGENI SERVIL SIPAS SHEMBULLIT TE IDHULLIT TE TIJ RAMA URON ZIONISTET NAZIST PER PASSOVER NJE MYSLYMAN BASTARD SI FERITI QE ESHTE EDHE GREK E PRET TE BEHET IZRAELIT

    Lini një Përgjigje