TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2025, 08:06

Drogë në kontejnerë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti kriminal në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Drogë në kontejnerë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet

Policia italiane ka lëshuar 40 urdhërarresti, pas një operacioni antidrogë në Napoli dhe Reggio Calabria.

Në Kalabri, të dyshuarit ishin anëtarë të tre organizatave kriminale të përfshira në importimin e dërgesave të mëdha të kokainës nga Kolumbia dhe Ekuadori, të fshehura brenda kontejnerëve në anijet tregtare, si dhe në kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës.

Në Napoli, të dyshuarit akuzohen gjithashtu për marrjen e mallrave të vjedhura dhe posedimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni i policisë italiane vazhdon, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të arrestuarit. 

 

Lini një Përgjigje